GJERMANI – Disa të plagosur pasi një makinë përplaset qëllimisht me një grup njerëzish
Katër ose pesë persona mbetën të plagosur dhe u transportuan në spital.
”Disa prej tyre kishin marrë plagë të rënda, por asnjëri nuk ndodhej në rrezik për jetën”, bëri të ditur zëdhënësja.
Ngjarja ndodhi të hënën vonë në mbrëmje, në Neustadt am Rubenberge, në veriperëndim të Hanoverit, në landin e Saksonisë së Poshtme.
Rrethanat e incidentit mbeteshin të paqarta.
Të dyshuarit, numri i të cilëve nuk ishte përcaktuar fillimisht, u larguan në këmbë, duke braktisur automjetin.
Kërkimet e para për gjetjen e tyre nuk dhanë rezultate, sipas policisë.
Një gazetar raportoi se në vendngjarje kishte disa automjete të dëmtuara, me goma të shpuara, një xham të pasmë të thyer dhe vrima plumbash.
Hetimet paraprake sugjerojnë se personat e përfshirë në incident njiheshin me njëri-tjetrin.
Sipas zëdhënëses së policisë, dyshohet se grupi ishte goditur qëllimisht dhe se nuk bëhej fjalë për një sulm të rastësishëm.
Efektivët që po kryenin një kontroll rutinë të trafikut në afërsi vunë re incidentin pak para mesnatës dhe qëlluan drejt automjetit në përpjekje për ta ndaluar.
Në operacion u angazhuan forca të shumta policore dhe një helikopter./ /Ad.Ab./ a.jor.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.