☀️
Tiranë 14°C · Kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,677 ▲0.7%
DOW 52,362 ▲0.28%
NASDAQ 26,169 ▲0.82%
NAFTA 102.12 ▲0.35%
ARI 4,009 ▼0.73%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $79,730 ▼ -0.99% ETH $2,312 ▼ -0.94% XRP $1.2992 ▲ +0.63% SOL $99.8500 ▼ -1.65%
S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 102.12 ▲0.35 % ARI 4,009 ▼0.73 % S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 102.12 ▲0.35 % ARI 4,009 ▼0.73 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Opinion

Komunistët janë korrupsioni i varfërisë

Nga Ylli Manjani

Komunistët e rinj dhe të vjetër, që kanë marrë përsipër misionin fisnik të djegies së qyteteve dhe shkatërrimit të pronës, kanë zbuluar së fundmi teorimë e re politike se dhuna është e domosdoshme për të luftuar korrupsionin.

Hë mo, u lumtë! Posi!

Meqë qeveria e Edi Ramës është e korruptuar, duhet të djegim, të shkatërrojmë dhe, mundësisht, të plaçkitim gjithçka që na del përpara.

Se ç’lidhje ka korrupsioni i Edi Ramës me pronën private që digjet, biznesin që shkatërrohet dhe plaçkitet apo me qytetin që vandalizohet, këtë vetëm logjika e jashtëzakonshme e komunistëve mund ta shpjegojë.

Me komunistë të sotëm kam parasysh aleancën interesante të Berishës, Qorrit, Shehajt e Llapajt, të cilëve u janë bashkuar edhe disa hoxhallarë e konspiracionistë të rrjeteve sociale. Një bashkim vërtet mbresëlënës ideologjik, ku secili mendon ndryshe nga tjetri, por të gjithë gjejnë mirëkuptim te zjarri, dhuna e plaçkitja.

Megjithatë, emrat nuk kanë rëndësi. Më intereson teza.

Korrupsioni është vepër penale. Si e tillë, përgjegjësia për të është individuale, provohet me fakte dhe dënohet nga një gjykatë e paanshme, nëpërmjet një procesi të rregullt ligjor.

Të shpallësh një grupim të tërë politik fajtor, për shkak të korrupsionit të individëve të caktuar, është spekulim politik.

Natyrisht, politika jeton edhe me spekulime. Madje, disa politikanë nuk do të kishin fare profesion pa to.

Deri këtu, asgjë e pazakontë.

Por spekulimi ka një problem të vogël moral, pasi ai është paradhoma e korrupsionit. Sepse kush e zëvendëson të vërtetën me interesin e vet politik, nuk ka ndonjë pengesë parimore që nesër ta zëvendësojë edhe ligjin me interesin e vet ekonomik.

Mirëpo, kur spekulimit i shton dhunën, zjarrin, shkatërrimin dhe plaçkitjen, atëherë nuk je më duke luftuar korrupsionin. Je duke propozuar një metodë tjetër për të përfituar prej tij.

Pra, atë plaçkë që nuk e merr dot nëpërmjet pushtetit, kërkon ta marrësh nëpërmjet dhunës.

Dhe këtu shfaqet dallimi madhështor ndërmjet dy filozofive të korrupsionit.

Pushteti, për t’u korruptuar, ka nevojë për ekonomi, biznes, investime dhe qarkullim parash. I duhet të ketë diçka për të marrë plaçkën në përqindje.

Komunistët tanë, përkundrazi, nuk e kanë këtë shqetësim. Ata nuk kanë nevojë të krijojnë pasuri. Mjafton të shkatërrojnë dhe plaçkitin në natyrë atë që kanë krijuar të tjerët.

Njëri kërkon të marrë pjesë nga pasuria që prodhohet. Tjetri kërkon ta zhdukë pasurinë fare.

Njëri ka nevojë për zhvillimin që të korruptohet. Tjetri ka nevojë për varfërinë që të sundojë.

Korrupsioni i pushtetit kërkon para, pra të pasur. Korrupsioni i komunistëve kërkon të varfër.

Kjo nuk e bën korrupsionin e pushtetit më të ndershëm. E bën vetëm më të kuptueshëm ekonomikisht. Ndërsa korrupsioni i varfërisë është një arritje më e sofistikuar, ai shkatërron pasurinë e të tjerëve dhe këtë ua shet si çlirim nga korrupsioni.

Në fund, qytetarëve u mbetet të zgjedhin ndërmjet dy alternativave që politika shqiptare duket se u ofron me bujari: korrupsion me zhvillim, apo korrupsion me varfëri.

Një zgjedhje vërtet demokratike, po të mos ishte kaq tragjikisht qesharake!

Sepse në këtë vend gara nuk është më ndërmjet së majtës dhe së djathtës. Është ndërmjet së majtës dhe së majtës ekstreme. Kjo e fundit, për të provuar se është më e majtë se e para, ka vendosur t’i shpallë luftë pronës private, biznesit dhe qytetit.

Dhe këtë e quan luftë kundër korrupsionit!

Në fakt, korrupsioni nuk luftohet duke shkatërruar pasurinë, por duke ndëshkuar atë që e përvetëson në mënyrë të paligjshme. Nuk luftohet duke djegur qytetin, por duke zbatuar ligjin. Nuk luftohet duke plaçkitur pronën e tjetrit, por duke mbrojtur të drejtën e pronës.

Përndryshe, nuk po ndryshon sistemin e korrupsionit. Po ndryshon vetëm mënyrën e ndarjes së plaçkës.

Dhe, meqë ra fjala, komunistët e kanë provuar një herë këtë metodë. E luftuan aq shumë pasurinë private, sa në fund nuk mbeti pothuajse as pasuri, as privatësi. E kemi në kurriz ende atë kohë. Në mendje e thellë në shpirt po e po, për fat të keq.

Komunistët vetëm varfërinë e siguruan për të gjithë.

Tani pasardhësit dhe pasuesit e tyre politikë duan të na bindin se kjo metodë meriton edhe një shans të dytë.

Sa bujarë!

Në fund të fundit, korrupsioni i pasurisë të vjedh atë që ke. Korrupsioni i varfërisë të bind se nuk duhet të kesh asgjë.

Dhe këtë të fundit e quan drejtësi sociale!

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.