Ernest Muçi rrëmben skenën në Turqi, fantazisti kuqezi vendosi rekord në sfidën e fundit
Futbollisti shqiptar i Trabzonsporit, Ernest Muçi, shkëlqeu në ndeshjen e fundit të kampionatit turk. Edhe pse nuk shënoi asnjë gol në fitoren 3-4 të skuadrës së tij përballë Rizesporit të Qazim Laçit, Muçi ishte më i miri në fushë, falë 3 asisteve që dha.
Sulmuesi kuqezi vendosi edhe një rekord, ai u bë lojtari i parë për këtë sezon në Superligën turke që jep 3 asiste në një ndeshje të vetme. Më parë kishte dhënë deri në 2 asiste.
Në ndeshjen e djeshme, sipas shtypit turk, që është fokusuar te paraqitja mbresëlënëse e shqiptarit, Muçi dha gjithashtu 4 pasime kyçe. Ai gjuajti 2 herë në portë nga 3 përpjekjet që pati.
Ish-lojtari i Tiranës fitoi 9 nga 15 duelet e zhvilluara, shifra më e lartë në këtë drejtim që kur luan në Turqi. Fantazisti shqiptar e preku topin 10 herë në zonën kundërshtare dhe pati sukses në 3 nga 4 tentativat për driblim gjatë ndeshjes kundër Rizespor. Një paraqitje për kornizë kjo, edhe pse një gol të shënuar.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.