☀️
Tiranë 8°C · Kthjellët 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲0%
ARI 4,524 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $66,471 ▼ -0.78% ETH $1,997 ▼ -1.39% XRP $1.3202 ▼ -1.99% SOL $81.7500 ▼ -2.1%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲0 % ARI 4,524 ▲0 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲0 % ARI 4,524 ▲0 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
29 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

BSH publikon projektin e ri të transformimit të hotel “Dajtit” në bankë, punimet nisin shumë shpejt

Banka e Shqipërisë njoftoi sot se ka mbyllur prokurimin për rikonstruksionin e  Hotel Dajtit për ta kthyer atë në mjedise që do ti shërbejnë personelit te saj, pasi sot nëpërmjet një njoftimi zyrtar bëri me dije se punimet do të nisin shumë shpejt.

Banka sqaron se përgjatë vitit 2016 u ndoqën me përparësi të gjitha procedurat si dhe u përmbushën detyrimet që lidhen me procesin e miratimit të lejes së ndërtimit. Menjëherë pas përfundimit të tyre, Banka e Shqipërisë ka organizuar punën për ndjekjen e të gjitha fazave të prokurimit sipas rregullores përkatëse në fuqi.

Banka e Shqipërisë bën me dije se së shpejti do të nisin punimet për rikonstruksionin e ish-hotel Dajtit. Këto punime do të realizohen në vijim të vendimit nr. 27, datë 01.04.2015 të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë “Për miratimin e realizimit të objektit të prokurimit “Rikonstruksioni i godinës së ish-hotel Dajtit”, nëpërmjet një kontrate me kohëzgjatje deri në 3 vjet”.

Detaje më të hollësishme për këtë proces, Banka e Shqipërisë do t’ia komunikojë publikut pas nënshkrimit të kontratës për zbatimin e projektit të rikonstruksionit.

Rikonstruksioni i godinës do të sigurojë ambientet e nevojshme për ushtrimin e aktivitetit për punonjësit e Bankës së Shqipërisë, por, gjithashtu, rikthimin e të gjitha vlerave historike e kulturore që kjo ndërtesë ruan në memorien e kryeqytetit. Kati i parë i saj do të ruajë të njëjtat ambiente funksionale si dikur në shërbim të qytetarëve dhe të hapura për publikun. Ndërsa pjesa tjetër e godinës, do të përshtatet në funksion të veprimtarisë së Bankës së Shqipërisë.

Zgjerimi i aktivitetit të Bankës së Shqipërisë, në përputhje me objektivat strategjikë institucionalë, modernizimin e tregut financiar dhe funksionet e përcaktuara në Ligj, ka sjellë nevojën e shtimit të ambienteve në të cilat ky aktivitet zhvillohet.

Në plotësim të kësaj nevoje, me vendim të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, nr. 40, datë 16.06.2010, “Për miratimin e procedurës së prokurimit të drejtpërdrejtë për blerjen e pasurisë së paluajtshme shtetërore nga Banka e Shqipërisë”, u vendos blerja e objektit të ish-hotel Dajtit dhe kalimi i tij në pronësi të Bankës së Shqipërisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.