☁️
Tiranë 16°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,708 ▼0.46%
DOW 52,242 ▼0.45%
NASDAQ 26,169 ▼1.43%
NAFTA 101.85 ▼0.9%
ARI 4,033 ▼0.45%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $81,094 ▲ +0.54% ETH $2,351 ▲ +0.63% XRP $1.2977 ▼ -1.26% SOL $101.6900 ▲ +0.52%
S&P 500 7,708 ▼0.46 % DOW 52,242 ▼0.45 % NASDAQ 26,169 ▼1.43 % NAFTA 101.85 ▼0.9 % ARI 4,033 ▼0.45 % S&P 500 7,708 ▼0.46 % DOW 52,242 ▼0.45 % NASDAQ 26,169 ▼1.43 % NAFTA 101.85 ▼0.9 % ARI 4,033 ▼0.45 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Bota

BUDAPEST – Hungaria vijon marrëveshjen bërthamore me SHBA-në, të nënshkruar gjatë qeverisjes së Orban

– Qeveria e re e Hungarisë i ka kërkuar parlamentit, të miratojë marrëveshjen e bashkëpunimit në fushën e energjisë bërthamore me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të nënshkruar në shkurt gjatë qeverisjes së ish-kryeministrit Viktor Orban, sipas “Reuters”.

Lëvizja tregon se kryeministri i ri, Peter Magyar, synon të vijojë zbatimin e marrëveshjes, pavarësisht ndryshimit të qeverisë dhe mbështetjes që administrata amerikane i kishte dhënë Orban, përpara zgjedhjeve parlamentare të prillit.

Sipas projektligjit të paraqitur në parlament, marrëveshja për bashkëpunimin në energjinë bërthamore civile do të marrë fuqi ligjore.

Ajo përfshin bashkëpunimin për teknologjitë e reja bërthamore dhe nxit Hungarinë të përdorë teknologjinë dhe kompanitë amerikane, si furnizues kryesorë për projektet e ardhshme.

Parlamenti pritet ta miratojë marrëveshjen, pasi qeveria e Magyar ka shumicën prej dy të tretash të vendeve në parlament.

Marrëveshja u nënshkrua më 16 shkurt, gjatë vizitës në Budapest të sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, i cili u takua me Orban.

Dy muaj më vonë, në zgjedhjet parlamentare, Orban humbi pushtetin pas 16 vitesh në krye të qeverisë.

Marrëveshja parashikon bashkëpunim në fushën e energjisë bërthamore civile, përfshirë mundësinë e përdorimit të reaktorëve të vegjël modularë (SMR).

Këta janë reaktorë bërthamorë më të vegjël se ata të centraleve tradicionale dhe synojnë të ofrojnë një alternativë për prodhimin e energjisë elektrike.

Vitin e kaluar, Hungaria ndërmori hapa për të shqyrtuar përdorimin e kësaj teknologjie, duke lidhur një partneritet me kompaninë polake “Synthos Green Energy”, e cila zotëron të drejtat për teknologjinë e reaktorëve të vegjël të zhvilluar nga “GE Vernova Hitachi” në Evropën Qendrore.

Në nëntor 2025, Hungaria nënshkroi gjithashtu një marrëveshje për blerjen e karburantit bërthamor amerikan dhe përdorimin e teknologjisë amerikane, për ruajtjen e karburantit të përdorur në një central bërthamor të ndërtuar nga Rusia.

Këto marrëveshje synojnë të zgjerojnë alternativat e Hungarisë, në furnizimin me teknologji dhe karburant bërthamor, duke ulur varësinë nga furnizuesit rusë.

E ardhmja e centralit bërthamor të Paksit

Qeveria e Magyar po shqyrton gjithashtu projektin për zgjerimin e centralit bërthamor të Paksit, i cili është ndërtuar me teknologji ruse.

Autoritetet hungareze kanë nisur të shqyrtojnë furnizues alternativë ndaj kompanisë shtetërore ruse “Rosatom”, e cila është kontraktuar për zgjerimin e centralit.

Vendimi përfundimtar për të ardhmen e projektit pritet të merret në fund të vitit 2026 ose në fillim të vitit 2027.

Megjithatë, vijimi i marrëveshjes me SHBA-në nuk do të thotë se Hungaria ka vendosur përfundimisht, të heqë dorë nga bashkëpunimi bërthamor me Rusinë.

Qeveria po shqyrton veçmas të ardhmen e zgjerimit të centralit të Paksit dhe mundësinë e përdorimit të furnizuesve të tjerë. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.