🌤️
Tiranë 18°C · Kryesisht kthjellët 22 Tetor 2026
S&P 500 7,648 ▼1.41%
DOW 52,747 ▼0.21%
NASDAQ 26,011 ▼2.59%
NAFTA 98.92 ▲1.82%
ARI 4,060 ▼2.18%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
₿ CRYPTO
BTC $81,084 ▼ -4.18% ETH $2,366 ▼ -5.94% XRP $1.3125 ▼ -5.28% SOL $103.3600 ▼ -4.82%
S&P 500 7,648 ▼1.41 % DOW 52,747 ▼0.21 % NASDAQ 26,011 ▼2.59 % NAFTA 98.92 ▲1.82 % ARI 4,060 ▼2.18 % S&P 500 7,648 ▼1.41 % DOW 52,747 ▼0.21 % NASDAQ 26,011 ▼2.59 % NAFTA 98.92 ▲1.82 % ARI 4,060 ▼2.18 %
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
22 Tet 2026
Breaking
Bota

BUDVA – Merz paralajmëron rritjen e aktiviteteve të spiunazhit rus në Gjermani

BUDVA, 22 tetor /ATSH-DPA/ – Kancelari gjerman, Friedrich Merz ka paralajmëruar se rastet e spiunazhit në Gjermani mund të shtohen gjatë muajve dhe viteve të ardhshme, pas arrestimit të një shtetasi ukrainas të dyshuar për spiunazh në favor të Rusisë.

Duke folur sot në Budva të Malit të Zi, në kuadër të samitit të Ballkanit Perëndimor, kancelari Merz e cilësoi arrestimin si një sukses të autoriteteve gjermane, por theksoi se aktivitetet e shërbimeve sekrete ruse në vend mbeten në nivele të larta.

I dyshuari u arrestua në distriktin Oder-Spree, në landin Brandenburg, që rrethon kryeqytetin Berlin.

Sipas Prokurorisë së Përgjithshme Federale në Karlsruhe, ai dyshohet se kishte qenë në kontakt me një shërbim rus të zbulimit përmes një ndërmjetësi, të paktën që nga korriku i vitit 2025.

Autoritetet besojnë se ai ka shfrytëzuar lidhjet e tij në industrinë evropiane të mbrojtjes për të siguruar informacione me rëndësi ushtarake.

Sipas hetuesve, informacionet e kërkuara përfshinin të dhëna mbi prodhimin e tankeve, municioneve dhe eksplozivëve, si dhe mbi personelin dhe instalimet ushtarake në zona të rëndësishme për mbrojtjen e krahut lindor të NATO-s.

Prokuroria bëri të ditur se një pjesë e informacionit ishte e disponueshme publikisht, ndërsa në raste të tjera i dyshuari dyshohet se kishte kontaktuar posaçërisht persona që punojnë në industrinë evropiane të mbrojtjes. /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.