Buka u shtrenjtua abuzivisht/ Kompanive iu gjetën shkelje. Gjoba 5 milionë USD u bllokua, ja emrat e bllokuesve
Indrit Reka-Drejtor i Kabinetit të Kryetarit të Autoritetit të Konkurencës: Në përfundim të hetimit që ka rastis edhe me lëvizjen e çmimeve të miellit. Sekretariati në vijim të këtë një vjeçari që është bërë grumbullimi i analizave, provave në zbatim të vendimit 700 i ka propozuar Komisionit të Konkurrencës në raportin e monitorimit marrjen e masave sanksionimeve me gjobvë. Tre anëtar kanë votuar kundër sanksionimit të marrjes më gjobë, ndërsa kryetarja dhe një anëtar tjetër kanë vendos pro marrjes së gjobës. Kjo mbështetur në të gjithë analizën dhe provat të marra nga sekretariati. Janë prova të marra nga institucionet publike, gjatë inspektimeve nga vetë nga vetë ndërmarrjet.
Janë familjet e varfra ato që e ndjenë më shumë rritjen e çmimit të bukës. Çmimi i bukës nuk është rritur për shkak të ndryshimi të çmimit të miellit në bursë. Importuesit e miellit për të rritur fitimin e tyre, vendosën ta shesin miellin më shtrenjtë.
Indrit Reka: Po, patjetër që janë gjetur shkelje. Këto madje janë shkelje të renda sipas ligjit Nr.9121, 2003. Shkeljet janë në kontekstin e një vendimi që nuk është ankimuar nga palët të vendimit 700 dhe këto lidhen me konteksin e mënyrës së sjelles së koordinuar nga ndërmarrjet. Ku kjo është e ndaluar me ligj që ndërmarrjet të veprojnë në mënyrë të koordinuar ndërmjet tyre dhe në rastin konkret për rritjen e çmimit.