Bullgaria, Greqia dhe Turqia kundër imigracionit klandestin
Bullgaria, Greqia dhe Turqia nënshkruan sot një marrëveshje për krijimin e një qendre për shkëmbimin e informacioneve në kohë reale, me qëllimin për të ndaluar imigracionin klandestin dhe kontrabandën.
”Kjo qendër e bashkëpunimit policor dhe doganor do të funksionojë në pikën kufitare bullgaro-turke të Kapitan-Andrevo, pranë të cilit takohen kufijtë e tre vendeve”, njoftoi ministrja bullgare, Roumiana Batchvarova.
“Organet e policisë dhe doganave do të shkëmbejnë informacione në kohë reale për të reaguar në mënyrën e duhur ndaj imigracionit të paligjshëm dhe kontrabandës”, theksoi ministri turk i Brendshëm, Sebahattin Osturk.
Marrëveshja do të miratohet nga parlamentet e tre vendeve.
Turqia ka pritur dy milionë imigrantë, 1,7 milionë prej të cilëve refugjatë sirianë”, deklaroi Osturk duke shprehur keqardhje që BE kishte kontribuar vetëm me 300 milionë dollarë.
Anëtare e Bashkimit Evropian që prej vitit 2007, Bullgaria ka ndërtuar një mur prej 30 km dhe ka vendosur forva policore për të limituar hyrjen e paligjshme të imigrantëve që vijnë nga Turqia në rrugën tokësore.