Rajoni

Bullgaria merr presidencën e BE, “Të bashkuar jemi të fortë”

Bullgaria ka marrë më 1 Janar 2018 presidencën e radhës të BE-së, hera e parë për një vend ballkanik. Me moton kombëtare “Të bashkuar jemi të fortë”, pritet që presidenca bullgare të fokusohet në bashkimin e unionit mbi reformën e politikave migratore dhe çështje të tjera.
Liderët e BE-së ranë dakord dhjetorin e kaluar që të gjejnë një marrëveshje kompromisi mbi mënyrën e reformimit të sistemit të azilit në union.
Bullgaria ka synim edhe perspektivën e anëtarësimit në BE të fqinjëve të saj në Ballkanin Perëndimor. Më 17 maj, liderët e BE-së do të takohen me homologët e tyre ballkanikë për një samit në Sofje.“Kur flasim për një Evropë të bashkuar, nuk duhet të harrojmë se Ballkani Perëndimor ka nevojë për një perspektivë të qartë evropiane dhe lidhje mes tyre dhe vendeve anëtare” shënohet në website-n e presidencës bullgare.
Në marrëdhëniet me Shqipërinë, Bullgaria është angazhuar t’a mbështesi fqinjin ballkanik në rrugën drejt integrimit europian. Kjo është bërë e ditur gjatë shkëmbimeve intensive të vizitave në muajt e fundit mes krerëve të dy vendeve. Palët kanë vlerësuar marrëdhëniet shumë të mira, që ngrihen mbi miqësinë e hershme. Mbi këtë bazë, është shprehur vullneti reciprok për t’i zgjeruar e thelluar më tej këto marrëdhënie, veçanërisht në sferën ekonomike dhe të projekteve me rëndësi rajonale e më gjerë.
Bullgaria e mori presidencën e radhës nga Estonia dhe do t’ia dorëzojë Austrisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button