Kronika
Burrel, një automjet bie në liqenin e Shkopetit
Një peshkatar ka njoftuar policinë mëngjesin e ditës së sotme se një automjet ka rënë në liqenin e Shkopetit.
Menjëherë pasi ka marrë këtë informacion, policia mbërriti në vendin e ngjarjes. Nga shërbimet e policisë u identifikua targa e mjetit që ka rënë në liqen. Targa është AA 969 ND, që i përket automjetit tip “Benz” në pronësi të shtetasit M.P nga Karbunara e Lushnjes.
Mësohet se targat janë denoncuar të vjedhura në Janar 2016 nga ky shtetas në policinë e Lushnjes.
Ende janë të paqarta rrethanat e kësaj ngjarje, ndërsa kanë mbërritur edhe polumbarët e RENEA-s.