Politika

Bushati: Konsolidim të sigurisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor

Ministri Bushati merr pjesë në takimin informal të Ministrave të Punëve të Jashtme të BE-së në Riga

bushati9Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati mori pjesë në takimin informal të Ministrave të Punëve të Jashtme të BE-së, i cili u zhvillua në Riga të Letonisë në datat 6-7 mars.

Përveç ministrave të vendeve anëtare, në takim ishin ftuar edhe ministrat e jashtëm të vendeve kandidat për anëtarësim në BE – Shqipërisë, Turqisë, Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë.

Ky takim është i pari i këtij formati ku Shqipëria ftohet pas marrjes së statusit të vendit kandidat. Në kuadër të rishikimit të politikave të BE-së ndaj fqinjëve të saj, diskutimet gjatë sesioneve të punës u përqendruan tek kriza aktuale në Ukrainë, marrëdhëniet e BE-së me Rusinë, Partneriteti Lindor dhe në Strategjinë e Sigurisë së BE-së në përballimin e krizave.bushati2

Ministri Bushati në fjalën e tij përcolli këndvështrimin e politikës së jashtme shqiptare ndaj situatës në Ukraine, si dhe ndaj kërcënimeve që vijnë prej rajoneve në jug të Evropës, si Siria, Iraku, Libia, etj.

Gjithashtu Ministri u shpreh se: “të gjitha këto kërcënime nënvizojnë rëndësinë e Ballkanit Perëndimor për garantimin e sigurisë evropiane, ndaj është në interes të BE-së një politikë zgjerimi i suksesshëm në rajonin tonë”.

Ministri u ndal në masat që ka marrë qeveria shqiptare në luftën kundër terrorizmit, si dhe për nevojën e ndërveprimit mes vendeve të rajonit e më gjerë. Ai theksoi rëndësinë që merr në situatën e krijuar nga krizat aktuale, konsolidimi i sigurisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, për çka nevojitet forcim i bashkëpunimit, si dhe ndihmë thelbësore nga ana e BE për vijimësinë e reformave.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button