Bushati në Belgjikë: Reforma në drejtësi, hap thelbësor për shtetin e së drejtës
Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka nisur një vizitë zyrtare dy ditore në Bruksel, ku u takua me homologun e tij Didier Reynders.
Ministri Bushati njohu homologun e tij Reynders me zhvillimin e reformave të ndërmarrë nga qeveria shqiptare, si dhe vendosmërinë për të përmbyllur reformën në drejtësi, si një hap thelbësor për konsolidimin e shtetit të së drejtës në vend.
Ministri i Jashtëm falenderoi homologun e tij për zbatimin e reformës konsullore, regjimi Apostille, pa legalizim të dokumenteve mes Belgjikës dhe Shqipërisë. Kjo reformë ka nisur zbatimin më 26 janar të këtij viti.
Kriza e refugjatëve dhe efektet anësore të saj për BE dhe vendet e Ballkanit Perëndimor, ishte një tjetër pikë diskutimi mes dy ministrave. Sfidat e sigurisë si dhe nevojën për një adresim kolektiv në përballimin e tyre, janë zhvillimet më të fundit në rajonin e Ballkanit Perëndimor.