Politika

Bushati propozon vajzën e Kadaresë për ambasadore në OKB

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka propozuar si ambasadore të Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, vajzën e shkrimtarit, Ismail Kadare, Besiana Kadarenë.

Ndërkohë që një propozim tjetër për ambassador është edhe ai i drejtorit të Kabinetit të ministres së Mbrojtjes, Gjergj Teneqexhiun, si ambassador në Japoni.

Dy kandidaturat janë dorëzuar në Parlament dhe do t’i nënshtrohen procesit të seancave dëgjimore në Komisionin e Politikës së Jashtme.

Besiana Kadare u lirua disa ditë më parë nga Presidenti Nishani me kërkesë të ministrit Bushati nga posti i ambasadores në UNESCO.

Ndërkohë që ajo është ripropozuar që të jetë drejtuesja te Misioni i Përhershëm i Republikës së Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. Në këtë mision është ende në detyrë Ferid Hoxha, i cili është emëruar gjatë qeverisjes së PD-­së.

Marrë nga Gazeta Dita

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button