Politika

Bushati: Rikonfirmoj qëndrimin, Visar Zhiti ambasador në Selinë e Shenjtë

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, konfirmoi edhe njëherë atë çfarë deklaroi një ditë më parë në media; Visar Zhiti i refuzuar nga presidenti për postin e ambasadorit në Vatikan, do të mbajë detyrën e të ngarkuarit me punë në Selinë e Shenjtë.

bushatiNë përgjigje të interesimit të gazetarëve, Bushati tha se Visar Zhiti është më shumë se një emër dhe një kandidat i propozuar nga qeveria për të shërbyer në Selinë e Shenjtë.

“Visar Zhiti, sot për sot, është më shumë se sa një emër dhe është më shumë se sa një kandidat i propozuar nga qeveria për të shërbyer në një vend shumë të rëndësishëm siç është Selia e Shenjtë. Në këtë kuptim do doja të rikonfirmoja qëndrimin e djeshëm që qeveria nuk e ka luksin që kapacitete si Visar Zhiti mos ti vërë në dispozicion të interesave të vendit”.

Deklarata e Bushatit vjen teksa mazhoranca dhe Presidenti vazhdojnë përplasjen pas propozimit të Visar Zhitit për të qenë në krye të selisë sonë diplomatike në Vatikan.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button