Ekonomia

Business Insider rendit Shqipërinë mes “xhevahireve të pazbuluara të Europës”

Një website amerikan për bizneset dhe lajmet ndërkombëtare, Business Insider, ka publikuar një listë me 16 pikat turistike më marramëndëse në Europë.

Mes 16 destinacioneve turistike “xhevahire të pazbuluara të Europës”, dy shkojnë për Shqipërinë, me Ksamilin që rënditet në vendin e pestë dhe më Beratin e ‘njëmijë e një dritareve’ që rënditet në vendin e njëmbëdhjetë.

Fotot e peisazheve mahnitëse janë marrë nga postimet e turistëve në instagram dhe mes tyre rënditen shtete si Gjermania, Franca, Zvicra, Austria, Danimarka, Italia etj, secili me nga një destinacion të veçantë. sarande

Në shkrimin e botuar në Business Insider thuhet se si shtëpi e disa prej peisazheve më të bukura e magjepëse të historisë së botës, Europa është një magnet për udhëtarët dhe e lakmuar nga historianët e gjithë botës.  “Është e vështirë t’i rezistosh miksimit të këtij kontinenti me ujëra të pastra kristal, me një natyrë të mrekullueshme dhe me struktura antike”.

Ata e konsiderojnë me fat mundësinë e të parit këto peisazhe të jashtëzakonshme të postuara nga turistët në faqet e tyre në Instagram.

“Së bashku me gjithë pjesën tjetër të Shqipërisë, Plazhi i Ksamilit mbetet një xhavhir i pazbuluar i Europës”, kështu përshkruhet ishulli magjepës i vendit tonë. Ndërsa për Beratin shkruajnë se qyteti i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s të cilin e quajnë “qyteti i dritareve” për shkak të dritareve të shumta në ndërtesat e vjetra, është banuar që prej shekullit të 6 para lindjes së krishtit.

Për më tepër shikoni postimin për të parë disa nga destinacionet e tjera mahnitëse të pazbuluara të Europës:
http://www.businessinsider.com/instagram-photos-of-the-most-beautiful-places-in-europe-2015-6?op=1#ixzz3frc4CxOW

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button