Busta Rhymes bie nga skena, dëmtohet keq
Incidentet në skenë janë të shpeshta dhe nga më të ndryshmet, por ai i pësuar nga Busta Rhymes gjatë një koncerti në Nju Jork ishte me të vërtetë i frikshëm.
Këngëtari në një moment humbi vetëkontrollin dhe ra nga skena me një lartësi 2 metra. Megjithë ndërhyrjen e truprojave dhe të të pranishmëve në koncert nuk u parandalua dëmtimi i rreperit në kokë.
Ai u gjakos në pjesën e sipërme me të kokës, por pak orë më vonë qetësoi të gjithë fansat duke deklaruar se nuk bëhet fjalë për asgjë serioze.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.