☀️
Tiranë 19°C · Kthjellët 03 May 2026
S&P 500 7,230 ▲0.29%
DOW 49,499 ▼0.31%
NASDAQ 25,114 ▲0.89%
NAFTA 101.94 ▼2.98%
ARI 4,645 ▲0.32%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1726 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9174 EUR/ALL 95.8769 EUR/MKD 61.6946 EUR/RSD 117.4902 EUR/TRY 52.9368 EUR/JPY 184.29 EUR/CAD 1.5941 EUR/USD 1.1726 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9174 EUR/ALL 95.8769 EUR/MKD 61.6946 EUR/RSD 117.4902 EUR/TRY 52.9368 EUR/JPY 184.29 EUR/CAD 1.5941
₿ CRYPTO
BTC $78,494 ▲ +0.23% ETH $2,312 ▲ +0.26% XRP $1.3890 ▲ +0.2% SOL $84.0300 ▲ +0.1%
S&P 500 7,230 ▲0.29 % DOW 49,499 ▼0.31 % NASDAQ 25,114 ▲0.89 % NAFTA 101.94 ▼2.98 % ARI 4,645 ▲0.32 % S&P 500 7,230 ▲0.29 % DOW 49,499 ▼0.31 % NASDAQ 25,114 ▲0.89 % NAFTA 101.94 ▼2.98 % ARI 4,645 ▲0.32 %
EUR/USD 1.1726 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9174 EUR/ALL 95.8769 EUR/MKD 61.6946 EUR/RSD 117.4902 EUR/TRY 52.9368 EUR/JPY 184.29 EUR/CAD 1.5941 EUR/USD 1.1726 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9174 EUR/ALL 95.8769 EUR/MKD 61.6946 EUR/RSD 117.4902 EUR/TRY 52.9368 EUR/JPY 184.29 EUR/CAD 1.5941
03 May 2026
Breaking
Ekonomia

Buxheti për 2023/ Tabaku: Rritja sa fondi i arsimit! Leskaj: Qeveria s’ka mbajtur premtimet

Në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë është diskutuar këtë të enjte për deficitin dhe borxhin e parashikuar në  projektligjin “Për buxhetin e 2023”.

Deputetja demokrate Jorida Tabaku duke komentuar grantet e rindërtimit, ka deklaruar se nuk ka asnjë kredi të butë të regjistruar. Ajo shprehet më tej se pagesat për normat e interesit kanë shkuar në 3.3% të Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe sipas saj fondi është sa ai i Arsimit.

Grantet te rindërtimi, vlera 1miliardë euro për rindërtimin u tha se do merren 300 milionë nga fonde donatorësh dhe 700 milionë të tjera me kredi të buta. Sipas regjistrit të borxhit nuk ka asnjë kredi të butë të regjistruar, pra fondet janë përdorur në vend të 2%, me minimunim normë e eurobondit.  Dhe pagesat për normat e interesit. Pagesat për normat e interesit nuk e di ku e ka gjet ministrja që do kenë trend pozitiv ku nga 1.9% kanë shkuar në 3.3% të PBB . Keni patur rritje sa fondi i arsimit. Rrisku i normave të interesit dhe rrisku i kurseve të këmbimit thatë i kemi marrë parasysh. Por si keni marrë se po reflektohen tani. Papërgjegjshmëri e jashtëzakonshme. Eurobondi është përdorur dhe për kredi që mund ti kishit marrë me kredi të butë”, tha Tabaku.

Ndërsa deputeti socialist Erion Braçe u ndal te deklarata e Ministres Ibrahimaj se deficiti buxhetor është në ulje ku kërkoi më shumë informacione lidhur me këtë çështje, si dhe me detyrimet e ndërsjellta mes kompanive të energjisë elektrike.

“E dëgjova unë gabim apo deficiti buxhetor vjen në ulje nga i pritshmi i këtij viti? Sa është dhe sa është ulja? E dëgjova unë gabim apo borxhi është në ulje nga i pritshmi i këtij viti dhe në ç’nivel shkon?

Dëgjova më duket sikur thatë se keni likuiditet të mjaftueshëm për fundit e vitit por edhe për vitin e  ardhshëm. Ma thoni sa është?

E fundit që kam, vazhdon të ngrihet shqetësimi i detyrimeve të ndërsjellta midis kompanive të energjisë elektrike apo midis kompanive publike mes tyre dhe më gjerë se kompanitë e energjisë, se janë bërë disa tani. Nga pikëpamja ligjore detyrimet mes këtyre kompanive kontabilizohen në buxhet apo janë mes kompanive? Këto kompani i kanë detyrime buxhetit të shtetit? Dhe a janë këto detyrime të buxhetit të shtetit që janë brenda apo jashtë detyrimeve që kompanitë i kanë njëra-tjetrës?”, tha Braçe.

Ndërsa Bujar Leskaj u shpreh se gjatë qeverisjes Rama nuk janë mbajtur premtimet, duke ngritur dyshime mbi besimin që duhet të kenë qytetarët shqiptarë te kjo qeveri.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.