Bylykbashi: Punësohen njerëz që mos myken paratë, dhoma të blinduara dhe me kondicioner
Në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve u diskutua përafrimi i ligjit “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit” me legjislacionin e BE-së. Gjatë diskutimit, deputetët e opozitës ngritën pikëpyetje mbi efikasitetin e zbatimit të këtij ligji deri më tani.
Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi deklaroi se, sipas tij, ekonomia shqiptare përballet me një qarkullim të madh të parave me origjinë të paligjshme. Ai pretendoi se të ardhurat e lidhura me trafikun e drogës hyjnë në vend në sasi të konsiderueshme dhe ruhen në ambiente të posaçme.
“Paraja e pisët, që nuk ka shqiptar që nuk e di që është me volum gjigant, me metra kub, marrin me qira apartamente, i blindojnë dhe minimumi dhomë të mbushur plot me sisteme kondicionimi që mos t’u myken paratë, me njerëz që kanë detyrë t’i kthejnë që mos t’u myken paratë, madje hyjnë sasi parash me mjete transporti nga trafiku i drogës”, tha Bylykbashi.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.