☁️
Tiranë 20°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.28%
DOW 52,475 ▲0.19%
NASDAQ 26,550 ▲0.27%
NAFTA 101.35 ▼1.39%
ARI 4,032 ▼0.48%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $80,184 ▼ -0.69% ETH $2,327 ▼ -0.57% XRP $1.2922 ▼ -1.92% SOL $100.7500 ▼ -0.81%
S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.35 ▼1.39 % ARI 4,032 ▼0.48 % S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.35 ▼1.39 % ARI 4,032 ▼0.48 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

Byroja Kombëtare e Kredive, transparencë të plotë individëve që kanë borxhe

Individët që kanë borxhe të pashlyera jo vetëm në banka, por edhe në institucione të tjera publike dhe private do të jenë të identifikuar zyrtarisht nga Byroja Kombëtare e Kredive, që parashikohet të ngrihet këtë vit nën asistencën e BERZH.

Qëllimi i ngritjes së këtij institucioni është ulja e kredive të këqija dhe parandalimi i krijimit të kredive të reja problematike, pasi bankat do ta kenë më të lehtë të evidentojnë qytetarët dhe bizneset që nuk janë korrektë në shlyerjen e borxheve.

Byroja e kredisë, në ndryshim nga Regjistri i Kredive që administron aktualisht Banka e Shqipërisë, parashikohet të mbledhë informacion jo vetëm mbi ekspozimin e kredimarrësve në sistemin bankar e financiar, por dhe mbi ekspozimet e tyre kundrejt institucioneve jofinanciare (të tilla si: Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë elektrike; Ujësjellës Kanalizime; Telekomunikacion; etj).

Kështu, qytetarët që kanë borxhe të pashlyera jo vetëm në banka, por edhe në institucione të tjera publike dhe private do të jenë të identifikuar zyrtarisht.

Banka e Shqipërisë miratoi vitin e kaluar projektligjin, që i hap rrugë ngritjes së Byrosë Kombëtare të Kredive. Ndryshe nga regjistri aktual i kredive, byroja do të ketë informacion shumë më të hollësishëm mbi historikun financiar të çdo individi që ka një borxh. Ajo do të përmbajë informacion jo vetëm mbi borxhet që individët kanë në banka, por edhe detyrimet që ata kanë për faturat e papaguara të energjisë, ujit apo dhe faturave të telefonit. Byroja mësohet se do të funksionojë me sistem pikëzimi, të ngjashëm me atë të patentës. Për individët të cilët nuk janë korrektë në shlyerjen e borxheve apo faturave do të ketë zbritje të pikëve. Ky sistem pikëzimi i mundëson bankave, por edhe institucioneve të tjera financiare që të kenë një profil të saktë rreziku për çdo qytetarë apo biznes.

Bazat për krijimin e byrosë kombëtare të kredisë janë hedhur nga një marrëveshje mes qeverisë shqiptare dhe Bankës Europiane për Rindërtim e Zhvillim, e cila do të financojë një konsulent për zgjedhjen e një modeli të përshtatshëm për ngritjen e Byrosë së Kredisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.