OBSH: Bilanci i të vrarëve në Jemen që nga shtatori ngjitet në 1,677, me 7,395 të plagosur
Numri i të vrarëve në Jemen që nga përshkallëzimi i luftimeve në shtator ka arritur në 1,677, ndërsa të plagosurit janë 7,395, njoftoi Organizata Botërore e Shëndetësisë, sipas së cilës Maribi është fronti më vdekjeprurës.
Numri i të vrarëve në Jemen që nga përshkallëzimi i luftimeve në shtator ka arritur në 1,677, ndërsa të plagosurit janë 7,395, njoftoi Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), siç njofton Al Jazeera.
Sipas OBSH-së, Maribi është fronti më vdekjeprurës i luftimeve, i ndjekur nga Taizi dhe Lahij. Përplasjet mes Huthi-ve të mbështetur nga Irani dhe forcave të qeverisë së njohur ndërkombëtarisht, të mbështetur nga Arabia Saudite, janë përshkallëzuar ndjeshëm muajt e fundit, si pjesë e konfliktit më të gjerë rajonal.
Organizata tha gjithashtu se 276,301 njerëz janë zhvendosur që nga rifillimi i luftimeve. Kriza humanitare në vend po thellohet, ndërsa aksesi i ndihmave mbetet i vështirë në shumë zona të prekura nga frontet.
Bilanci i ri vjen në një kohë kur palët shkëmbejnë goditje të përditshme ajrore dhe raketore, dhe kur përpjekjet diplomatike për uljen e tensioneve në Jemen dhe në Ngushticën e Hormuzit ende nuk kanë dhënë një marrëveshje.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.