☀️
Tiranë 24°C · Kthjellët 22 Shtator 2026
S&P 500 7,765 ▲1.49%
DOW 52,049 ▲0.71%
NASDAQ 27,122 ▲2.26%
NAFTA 92.85 ▲0.52%
ARI 4,338 ▼1.05%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9426 EUR/ALL 91.5594 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3629 EUR/TRY 55.9998 EUR/JPY 180.49 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9426 EUR/ALL 91.5594 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3629 EUR/TRY 55.9998 EUR/JPY 180.49 EUR/CAD 1.6081
₿ CRYPTO
BTC $85,687 ▲ +3.65% ETH $2,733 ▲ +1.74% XRP $1.5260 ▲ +4.72% SOL $116.5900 ▲ +2.34%
S&P 500 7,765 ▲1.49 % DOW 52,049 ▲0.71 % NASDAQ 27,122 ▲2.26 % NAFTA 92.85 ▲0.52 % ARI 4,338 ▼1.05 % S&P 500 7,765 ▲1.49 % DOW 52,049 ▲0.71 % NASDAQ 27,122 ▲2.26 % NAFTA 92.85 ▲0.52 % ARI 4,338 ▼1.05 %
EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9426 EUR/ALL 91.5594 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3629 EUR/TRY 55.9998 EUR/JPY 180.49 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9426 EUR/ALL 91.5594 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3629 EUR/TRY 55.9998 EUR/JPY 180.49 EUR/CAD 1.6081
22 Sht 2026
Breaking
Kosova

Bytyçi: Mbrojtja e katërshes veproi si një ekip, në Hagë mungoi prania e shtetit të Kosovës

Avni Bytyçi, pjesë e ekipit mbrojtës të Kadri Veselit, ka deklaruar se në procesin në Hagë ka munguar prania e shtetit të Kosovës. Ai ka kërkuar që institucionet të marrin përgjegjësi tashti kur ka një aktgjykim dënues për katërshen e UÇK-së.

“Në dallim prej Kroacisë, në Hagë ka munguar prezenca e shtetit të Kosovës. Besoni, nuk e tham për kritikë, por ky është realiteti. Të akuzuarit nga Dhomat e Specializuara kanë qenë jetimë në plotë kuptimin e fjalës”, ka thënë ai ne një shkrim në Facebook.

Bytyçi po ashtu ka shpjeguar se në Hagë kishte katër ekipe mbrojtëse, nga një për secilin të akuzuar, pasi sipas tij, rregullat e gjykatës nuk lejonin që katër të akuzuarit të kishin nje ekip.

Ai shtoi se ndarja e ekipeve nuk ka penguar koordinimin gjatë procesit gjyqësor.

“Nga procedura paraprake deri tek shpallja e aktgjykimit, ekipet mbrojtëse, edhe pse në letër të ndara, kanë ndër vepruar si një ekip”, ka shkruar anëtari i ekipit mbrojtës të Kadri Veselit.

Sipas Bytyçit, mbrojtja ka harmonizuar parashtresat, ankesat, hetimet dhe intervistimet. Bashkëpunimi, ka shtuar ai, është shtrirë edhe në strategjinë e marrjes në pyetje të dëshmitarëve.

Ai ka shpjeguar se, kur një dëshmitar ngarkonte njërin të akuzuar, ekipet e tjera përqendroheshin te çështjet e përbashkëta. Sipas tij, kjo i mundësonte mbrojtjes përkatëse më shumë kohë për të mbrojtur klientin e saj.

Bytyçi ka theksuar gjithashtu se zhvillimet dhe deklaratat jashtë Hagës nuk kanë ndikuar në këtë bashkëpunim.

“Për ekipin tonë, në parim e në veprim, tre të tjerë të akuzuar nuk kanë dalluar nga Kadri Veseli”, ka deklaruar ai.

Krahas sqarimeve për funksionimin e mbrojtjes, Bytyçi ka ngritur shqetësimin për angazhimin shtetëror në këtë proces.

Sipas tij, qëndrimet e politikanëve rreth votimit të ligjit nuk e ndryshojnë detyrimin shtetëror ndaj qytetarëve që gjykohen jashtë vendit.

“Është ndoshta momenti i fundit që Kosova si shtet të marrë përgjegjësi në këtë proces. Çfarëdo lloji tendence për ta politizuar këtë çështje, përçarë e fajësuar njërën palë, është tendencë e fshehur për të mbështetur aktgjykimin skandaloz të Dhomave të Specializuara, që, në kundërshtim me çdo standard të drejtësisë, kanë vendosur që ta kriminalizojnë luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për interesa politike të shteteve sponsorizuese të saj”, ka shkruar ai. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.