Politika

Çahet blloku opozitar: Agron Duka merr pjesë në takimin e organizuar nga Meta

I vetmi që ka thyer bllokun opozitar, dhe ka marrë pjesë në takimin e thirrur në ora 19.00 nga Kryetari i Parlamentit Ilir Meta ka qënë Kryetari i Partisë Agrare Ambjentaliste Agron Duka.

Ndërsa në të njëjtën orë, pra në ora 19.000, Shefi i opozitës Lulzim Basha, kishte thirrur kryetarët e partive opozitare, disa minuta pas nisjes se takimit, është larguar nga selia blu kreu i PAA-së, Agron Duka.

Ky i fundit më pas është parë në ambientet e kryesisë së Kuvendit, për të marrë pjesë në takimin e thirrur nga Meta.

Pas takimit me tre ambasadorët, atë amerikan Lu, atë të BE-së Vlahutin dhe ambasadorin e OSBE-së, Boshard, Kryeparlamentari Ilir Meta thirri një takim për sot në ora 19:00, të të gjitha partive parlamentare.

Burime nga Kuvendi bëjnë me dije se ky takim është thirrur nga Meta për të diskutuar për zgjidhjen e krizës politike, si dhe për rekomandimet për Reformën Zgjedhore nga OSBE/ODIHR.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button