☁️
Tiranë 16°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,708 ▼0.46%
DOW 52,242 ▼0.45%
NASDAQ 26,169 ▼1.43%
NAFTA 101.85 ▼0.9%
ARI 4,033 ▼0.45%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $81,094 ▲ +0.54% ETH $2,351 ▲ +0.63% XRP $1.2977 ▼ -1.26% SOL $101.6900 ▲ +0.52%
S&P 500 7,708 ▼0.46 % DOW 52,242 ▼0.45 % NASDAQ 26,169 ▼1.43 % NAFTA 101.85 ▼0.9 % ARI 4,033 ▼0.45 % S&P 500 7,708 ▼0.46 % DOW 52,242 ▼0.45 % NASDAQ 26,169 ▼1.43 % NAFTA 101.85 ▼0.9 % ARI 4,033 ▼0.45 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Kronika

Çako në SHBA, takime të rëndësishme për luftën ndaj krimit kibernetik dhe financiar

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako mori pjesë në Konferencën e Shoqatës ndërkombëtare të Shefave të Policisë që po zhvillohet në Philadelphia USA.

Gjatë pjesëmarrjes në Konferencën e Shoqatës Ndërkombëtare të Shefave të Policisë, Çako zhvilloi një takim me Raymond Villanueva, Drejtor i Operacioneve të Hetimit Ndërkombëtar në Departamentin e Sigurisë Kombëtare të ShBA-ve.

Gjatë takimit,  Villanueva vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm midis Policisë së Shtetit dhe Departamentit të Sigurisë Kombëtare te ShBA-ve sidomos në rastet e parandalimit dhe hetimit të krimit kibernetik dhe në veçanti në parandalimin e krimit kibernetik ndaj të miturve. Çako dhe Villanueva diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit në fusha të tilla si siguria kibernetike, emigracioni i paligjshëm, hetimi i krimit financiar etj.

Villanueva e ftoi Çako për vizitë në Selinë e Departamentit të Sigurisë Kombëtare në Washington si dhe ofroi vizita studimore në Departamentin e Sigurisë Kombëtare në Washington për punonjësit e Policisë së Shtetit që punojnë si ekspertë të hetimit të krimit kibernetik dhe të zbulimit të provave në programet kompjuterike . Qëllimi i këtyre vizitave do të jetë njohja me metodat dhe teknologjinë më të përparua për hetimin e krimit kibernetik , me qëllim rritjen e sigurisë kibernetike. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako falënderoi  Villanueva për bashkëpunimin si dhe për ndihmën që SHBA i kanë dhënë në vazhdimësi Policisë së Shtetit.

Konferenca është duke vijuar punimet, ku Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit do zhvillojë të tjera takime bilaterale.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.