Rama publikon pamjet nga punimet për “Rrugën e Gjashtë” në Sarandë: Synohet lehtësimi i trafikut dhe lëvizjes së banorëve
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video nga punimet për ndërtimin e “Rrugës së Gjashtë” në Sarandë, duke theksuar rëndësinë e këtij investimi për përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe lehtësimin e qarkullimit në qytet.
Sipas Ramës, projekti synon të reduktojë trafikun, të lehtësojë lëvizjen e përditshme të banorëve dhe të krijojë kushte më të mira për mijëra turistë që vizitojnë Sarandën çdo vit.
“Më pak trafik, më shumë lehtësi për banorët dhe kushte më të mira për mijëra turistë që zgjedhin Sarandën çdo vit
Punimet për “Rrugën e Gjashtë” dhe hapjen e tunelit po avancojnë me ritme të shpejta, për të përfunduar vitin e ardhshëm, duke i dhënë jetë një prej investimeve më të rëndësishme infrastrukturore për Sarandën”, shkruan Rama.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.