Ekonomia

Cani: ‘Duty free shops’ për përmirësim të turizmit dhe rritjes së investitorëve të huaj

Në pikat kufitare tokësore dhe detare do të shtohet gama e magazinave doganore të llojit “dyqane të çliruara nga taksat” (duty free shops).

cani1Zgjerimi i mundësisë për të pasur “dyqane të çliruara nga taksat” (duty free shops) edhe në pikat kufitare tokësore dhe detare, përveç atyre në aeroporte, përputhet me nevojat e reja për ta zhvilluar këtë sektor, duke vlerësuar mundësinë e çeljes së aeroporteve të reja ose pikave të reja kufitare, detare, tokësore apo ajrore për qëllime turistike ose tregtare etj.

Ministri i Financave, Shkëlqim Cani i cili prezantoi të hënën ndryshimet në kodin e ri doganor në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave tha se kërkesa për hapjen e këtyre dyqaneve pa taksa, ka ardhur nga vetë biznesi dhe Ministria e Turizmit. Hapja e tyre rrit konkurrencën. Cani bëri të ditur se do të vlerësohen kushtet për hapjen dhe se aty ku ka rrisk nuk do të lejohet hapja e tyre. “Ky ndryshim në kodin doganor i hap rrugën investitorëve të rëndësishëm në këtë sektor. Hapja e dyqaneve pa taksa ndikon në mbajtjen e valutës së huaj në vend, pasi rritet niveli i blerjeve. Përmirësimi i situatës dhe infrastrukturës doganore me sistemin e kamerave, ul nivelin e abuzimit në këtë sektor që duam të hapim”, u shpreh ministri Cani.

dogana-atsh4Përmes “duty free shops” në pika kufitare dhe porte, krahas atyre në aeroporte, blerjet që kryhen në territorin doganor të huaj mund të kryhen në territorin shqiptar. Kjo ndikon në mbajtjen e valutës së huaj në vend apo qarkullimin e monedhës brenda vendit, duke ndikuar në fuqinë e operatorëve ekonomikë që shërbejnë në pikat kufitare, si dhe ndihmon ekonominë lokale.

Nga ana tjetër, rritet fuqia konkurruese e pikave kufitare, tokësore, aeroport/eve dhe porteve shqiptare në krahasim me aeroportet dhe portet evropiane, ose ato fqinje, sipas rastit. Kjo mund të shoqërohet me kthimin e tyre në pika kyçe (hubs) për destinacione të tjera dhe qendra tërheqëse për turistë.

Gjithashtu përforcohet faktori “turizëm”. Është vërtetuar se turizmi pëson një rritje të madhe në vende ku mund të blesh mallra pa taksa, sidomos nëse në këtë skemë përfshihen mallrat e luksit (orët, çantat, këpucët e markës etj).
Tragete-porti Durres Foto Gezim KabashiImazhi i vendit përafrohet me atë të vendeve të zhvilluara, pasi dyqanet “duty free shops” janë dëshmi e zhvillimit tregtar dhe standardeve që zbatohen në atë vend.

Autorizimi i dyqaneve “duty free shops” në pika të ndryshme kufitare, tokësore, detare dhe ajrore shmang monopolizimin e këtij lloj shërbimi, rrit konkurrueshmërinë dhe interesin e operatorëve që do t’u jepte kjo e drejtë për të zbatuar standarde të larta, nxit transparencën dhe krijon mundësinë e tërheqjes në Shqipëri të investitorëve të huaj seriozë, me përvojë dhe me reputacion në këtë fushë.

Në rastin kur “duty free shops” mund të vendosen në dalje të pikës kufitare, përpara hyrjes në territorin shqiptar, avantazhet janë edhe më të mëdha, lidhur me praktikat e kontrollit të pikave kufitare, në rastin kur mund t’i blesh mallrat pa taksa në dalje. Mallrat e blera në mbërritje nuk do të kenë nevojë të kontrollohen nga strukturat e kontrollit të pikave kufitare. po ashtu krijohen vende të reja pune. Rriten të ardhurat e aeroporteve dhe të porteve. Një pjesë e këtyre të ardhurave do të investohen për përmirësimin e infrastrukturës të tyre.

Çmimi i mallrave në dyqanet “duty free shops” do të përfshijë një normë fitimi për shitësin dhe, normalisht, çmimi i këtij malli do të jetë më i ulët se në rastin e shitjes së tij në një dyqan jo “duty free shops”. Rriten të ardhurat nga tatim-fitimi për shkak të rritjes së volumit të shitjeve, rritje e cila synohet edhe duke krijuar kushtet e afrimit të investitorëve të huaj seriozë, si kusht paraprak për zhvillimin e këtij tregu.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button