Ekonomia

Cani: Eurobondi do lehtësojë borxhin publik

Ministri i Financave, Shkëlqim Cani ka mbajtur paraditen e së martës një konferencë për shtyp, gjatë të cilës e ka vënë theksin tek eurobondi, që sipas tij është elementi kyç në zhvillimin e ekonomisë.

“Eurobondi është pjesë e një strategjie që synon lehtësimin e borxhit publik. Shqipëria arriti të marrë 450 mln euro me një normë interesi prej 5.75 për qind”, ka deklaruar Cani.

Ai ka pohuar se buxheti i vendit doli sërish me defiçit në vitin 2015, por kjo sipas tij nuk duhet të na çudisë.

“Ka 25 vite që buxheti i vendit del me defiçit, nuk kemi arritur në asnjë vit të dalim me sufiçit. Me Eurobondin i kemi bërë të mirën e duhur financave të vendit”, ka thënë Cani.

Ai ka shtuar se, për zhvillimin e ekonomisë qeveria ka nisur 12 reforma, të cilat sipas tij kanë marrë vlerësime maksimale nga partnerët ndërkombëtarë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button