Rajoni

Çavuşoğlu: Deklaratat e Papa Françeskut janë kontradiktore, nuk kanë vërtetësi ligjore

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavuşoğlu ka komentuar fjalët e Papa Françeskut në lidhje me pretendimet e Armenisë.

ccedil-avuolu-deklaratat-e-papa-fran-ccedil-eskut-jan-euml-kontradiktore-nuk-kan-euml-v-euml-rtet-euml-si-ligjore_hd“Gjenocidet e Bosnjës dhe Ruandës të cilat janë njohur nga gjykatat ndërkombëtare si të tilla Papa i quan si ‘vrasje masive’, ndërsa kur vjen fjala për ngjarjet e vitit 1915, ngjarje këto të cilat nuk janë vërtetuar nga gjykatat ndërkombëtare i quan ‘gjenocid’. Këtu ka një padrejtësi dhe kontradiktë”, u shpreh numri një i diplomacisë turke, raporton Anadolu Agency (AA).

Çavuşoğlu gjatë vizitës së tij në Mongolistan u takua me homologun e tij mongol, Lundeg Purevsuren dhe më pas dolën në një konferencë të përbashkët për shtyp.

Pas një pyetjeje për fjalët e Papës në lidhje me pretendimet e Armenisë, Çavuşoğlu tha se fjala e Papës nuk ka ndonjë peshë ligjore dhe shtoi se si deklaratat e Papës ashtu edhe ato të armenëve nuk kanë asnjë vërtetësi ligjore.

“Papa bëri një diferencim në fjalët e tij në lidhje me dhimbjen, ditën e shkuar. I harroi ose i hodhi pas krahëve dhimbjet, vrasjet dhe padrejtësitë e bëra ndaj muslimanëve dhe turqve”, tha Çavuşoğlu dhe shtoi se ngjarjet e Armenisë janë distancuar me dashje nga korniza e historisë.

“Për fat të keq historia u bë vegël e politikës. Aq më shumë kur këto fjalë dalin nga një lider fetar. Një lider fetar i cili në vend të këtyre fjalëve duhet të fliste për paqen dhe vëllazërinë në këtë botë ku racizmi, diskriminimi, ksenofobia dhe jotoleranca, janë kthyer në një problem shumë serioz”.

Numri një i diplomacisë turke në fjalën e tij theksoi gjithashtu se Papa ka folur në kundërshtim të plotë më ato që tha gjatë vizitës së tij në Turqi më 28 – 30 nëntor.

“Gjenocidi është një koncept ligjor. Këto pretendime konsistojnë tërësisht si shpifje ndërkohë që nuk përmbushin kushtet e saj. Pak më parë theksova se fjalët e Papës krijojnë ndarje mes muslimanëve dhe të krishterëve si dhe në lidhje me dhimbjet që ata kanë përjetuar. Për shembull, edhe pse ka një pajtim ndërkombëtar mbi vrasjet në Bosnje dhe Ruanda të cilat njihen nga gjykatat ndërkombëtare si gjenocid Papa i quan këto si “vrasje masive”, ndërsa kur bëhet fjalë për çështjen e viteve 1915, pretendimin e Armenëve ai e quan si një “gjenocid”. Këtu ka një mospërputhje”, shtoi Çavuşğolu më tej në fjalën e tij.

Çavuşoğlu theksoi se nuk do ta pranojnë qasjen e Papës në lidhje me këtë ngjarje dhe vuri në dukje se kjo ngjarje është e diskutueshme dhe e manipulueshme.

Ai vuri në dukje gjithashtu se pjesëtarë nga të gjitha fetë dhe popujt kanë përjetuar dhimbje të ndryshme, por tërheqja e këtyre dhimbjeve vetëm nga njëra anë për Turqinë dhe popullin turk janë të papranueshme.

Çavuşoğlu tha gjithashtu se kanë thirrur për konsultime edhe Ambasadorin e Turqisë në Vatikan dhe pas takimit me të do të hidhen hapat e nevojshëm.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button