Bota

Censusi i 2020-s, konfuzion rreth pyetjes mbi shtetësinë

Njoftimet në media se Departamenti i Tregtisë ka hequr dorë prej pyetjes mbi nënshtetësinë është i pasaktë ose për të thënë ndryshe, lajm i rremë“, shkruante zoti Trump në një postim në Twitter. “Ne jemi absolutisht duke bërë përpara dhe siç duhet, për shkak të rëndësisë së përgjigjes ndaj kësaj pyetjeje“, shkruante më tej ai.

Javën e kaluar me një vendim 5 me 4, Gjykata e Lartë vendosi kundër kërkesës së administratës Trump për të përfshirë pyetjen mbi nënshtetësisë në formularin për regjistrimin e popullsisë. Avokatët e Departamentit të Drejtësisë argumentuan se kjo pyetje ishte e nevojshme për të ndihmuar zbatimin e ligjeve që mbrojnë të drejtën e pakicave për të votuar. Në argumentimin e shumicës së Gjykatës së Lartë, që krahas 4 gjykatësve liberalë përfshiu edhe kreun e gjykatës John Roberts, thuhej se kërkesa e administratës “nuk qëndronte” dhe nuk i plotësonte standardet për një shpjegim të qartë se pse po kërkonte të ndërmerrte një veprim të tillë.

Komentimi i Presidentit Trump krijoi konfuzion rreth përfshirjes së pyetjes, kjo pasi Departamenti i Drejtësisë dhe ai i Tregtisë njoftuan se i kishin braktisur përpjekjet lidhur me këtë çështje. Qeveria njoftoi gjithashtu se kishte nisur tashmë të printonte pyetësorët, në mënyrë që ato të jenë gati për përdorim brenda nëntë muajve.

Por sekretari i Tregtisë Wilbur Ross tha se “e respekton Gjykatën e Lartë, por nuk pajtohet me vendimin lidhur me vendosjen e pyetjes mbi shtetësinë në censusin e 2020-s“, që do të shënonte herën e parë që nga viti 1950. “Zyra e Regjistrimit ka nisur procesin e printimit të pyetësorit pa pyetjen. Por vëmendja ime, ajo e byrosë si dhe e gjithë Departamentit, është të kryejë një regjistrim të plotë dhe të saktë“, tha ai.

Zyrtarët e qeverisë nuk ofruan asnjë shpjegim se pse nuk po tërhiqen nga përpjekjet për të përfshirë pyetjen.

Censusi është i rëndësishëm pasi përcakton numrin e vendeve për në Kongres për çdo shtet si dhe se si do të shpërndahen me qindra miliarda dollarë financime të qeverisë federale.

Sipas kritikëve, pyetja për nënshtetësinë do të kishte frikësuar pakicat dhe emigrantët për të plotësuar formularin dhe do t’u jepte republikanëve epërsi në distriktet me shumicë votash demokrate.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button