Politika

Ceremoni për përcjelljen e atasheut ushtarak të Turqisë, kolonel Nizamettin Doġar

Atasheu ushtarak i Republikës së Turqisë, kolonel Nizamettin Doġar përfundon mandatin e detyrës së tij në Tiranë dhe largohet nga vendi ynë. Në vend të tij është emëruar nënkolonel Bayram Taşҫi.

Me këtë rast, kolonel Doġar dhe zëvëndësuesi i tij, nënkolonel Taşҫi, u pritën në një takim nga zv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi. Në këtë takim ishte i pranishëm shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA-së, gjeneralmajor Jeronim Bazo, drejtorë dhe ushtarakë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm të FA-së etj.

Zv.ministri i Mbrojtjes Petro Koçi duke marrë fjalën në këtë ceremoni u shpreh se kolonel Nizamettin Doġar është një mik i shquar i vendit tonë dhe i FA-së, i cili ka dhënë një kontribut të shkëlqyer në forcimin e partneritetit strategjik midis Turqisë dhe Shqipërisë në fushën e mbrojtjes.

Gjatë periudhës 3 vjeçare të misionit të tij si atashe ushtarak në Tiranë, niveli i marrëdhënieve midis dy vendeve tona është zhvilluar dhe forcuar më tej dhe kolonel Doġar është përgjigjur në lartësinë e duhur. Për të gjitha këto, ka theksuar Koçi, në emër edhe të ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli, e falënderoj për punën dhe kontributin që ka dhënë në këto 3 vjet dhe kolonel Doġar do të mbetet një mik i veçantë dhe i nderuar për të gjithë ne.

Ceremoni për përcjelljen e atasheut ushtarak të Turqisë, kolonel Nizamettin Doġar (3)Më pas, zv.ministri i Mbrojtjes i dorëzoi ushtarakut të lartë turk, Çerifikatë Mirënjohje akorduar nga ministrja e Mbrojtjes, për kontributin e dhënë gjatë kryerjes së detyrës si atashe ushtarak në Shqipëri dhe arritjet e shënuara në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit midis dy vendeve dhe Forcave tona të Armatosura.

Nga ana e tij, kolonel Nizamettin Doġar falënderoi Ministrinë e Mbrojtjes dhe Shtabin e Përgjithshëm për vlerësimin që i bëjnë punës së tij si atashe ushtarak në Shqipëri, dhe theksoi se jam përpjekur që në këto 3 vjet të bëj më të mirën e mundshme për forcimin e marrëdhënieve dhe bashkëpumit midis dy vendeve tona në fushën e mbrojtjes.

Po sot, atasheu ushtarak i Republikës së Turqisë në vendin tonë, kolonel Nizamettin Doġar dhe zëvëndësuesi i tij nënkolonel Bayram Taşҫi u pritën në takime të veçanta nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA-së, gjeneralmajor Jeronim Bazo, si dhe autoritete të tjerë të lartë në Miinstrinë e Mbrojtjes dhe Shtabin e Përgjithshëm të FA-së.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button