🌤️
Tiranë 25°C · Kryesisht kthjellët 06 June 2026
S&P 500 7,384 ▼2.64%
DOW 50,867 ▼1.35%
NASDAQ 25,709 ▼4.18%
NAFTA 90.54 ▼2.69%
ARI 4,365 ▼3.1%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1559 EUR/GBP 0.8643 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 95.3742 EUR/MKD 61.6747 EUR/RSD 117.3569 EUR/TRY 53.2474 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6088 EUR/USD 1.1559 EUR/GBP 0.8643 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 95.3742 EUR/MKD 61.6747 EUR/RSD 117.3569 EUR/TRY 53.2474 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6088
₿ CRYPTO
BTC $61,035 ▼ -2.8% ETH $1,576 ▼ -5.84% XRP $1.0948 ▼ -3.5% SOL $62.8900 ▼ -4.71%
S&P 500 7,384 ▼2.64 % DOW 50,867 ▼1.35 % NASDAQ 25,709 ▼4.18 % NAFTA 90.54 ▼2.69 % ARI 4,365 ▼3.1 % S&P 500 7,384 ▼2.64 % DOW 50,867 ▼1.35 % NASDAQ 25,709 ▼4.18 % NAFTA 90.54 ▼2.69 % ARI 4,365 ▼3.1 %
EUR/USD 1.1559 EUR/GBP 0.8643 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 95.3742 EUR/MKD 61.6747 EUR/RSD 117.3569 EUR/TRY 53.2474 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6088 EUR/USD 1.1559 EUR/GBP 0.8643 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 95.3742 EUR/MKD 61.6747 EUR/RSD 117.3569 EUR/TRY 53.2474 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6088
06 Jun 2026
Breaking
Kosova

​Çështja e presidentit, Kurti: Nëse shkojmë në zgjedhje do t’i humbim së paku dhjetë milionë euro

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se nëse shkojmë në zgjedhje të reja, buxheti i shtetit do t’i humb së paku dhjetë milionë euro.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se nëse shkojmë në zgjedhje të reja, buxheti i shtetit do t’i humb së paku dhjetë milionë euro.

Këtë deklaratë ai e dha pas përurimit të renovimeve në Klinikën e Kardiologjisë.

Sipas tij LDK dhe PDK nuk po janë të gatshëm dhe të interesuar për marrëveshje.

“Nëse shkojmë në zgjedhje të reja së paku 10 milionë euro ato kushtojnë për orgnizimin e tyre nga KQZ-ja, nëse shkojmë në zgjedhje të reja për shkak se nuk do të funksionojë Kuvendi i Republikës do t’i humbim dhjetëra milionë euro si shtet dhe nëse shkojmë në zgjedhje të reja nuk do të kemi zgjidhje meqënëse sërish do të na duhet të shkojmë në zgjedhje të reja, e pas atyre sërish do të na duhet të shkojmë në zgjedhje të reja, meqënëse nuk e di se si mund t’i kemi 80 deputetë. Prandaj është e domosdoshme që të merremi vesh”, tha ai.

Tutje Kurti tha se është treguar shumë bujar me partitë opozitare.

“Vetëm 30 orë para skadimit të afatit në mesnatën e 5 dhe 6 marsit e kemi propozuar emrin e Glauk Konjufcës dhe vetëm tri orë para skadimit të atij afati e kemi propozuar emrin e dytë të Fatmire Mulhaxha-Kollçakut. Pra kemi pritur gjatë që merremi vesh me opozitën, meqë nuk u morëm vesh donim të takoheshim që të merremi vesh edhe atëherë kur çështja shkoi në Gjykatën Kushtetuese, na u tha që duhet të takohemi pas aktgjykimit. U takova me LDK-në, PDK-ja refuzoi takimin. LDK-së ua kamë bërë dy oferta, njërën për bashkëqeverisje, tjetrën për rrokadë në Kuvend. Pastak PDK-së për rrokadë në kryesinë e Kuvendit, por thjeshtë nuk po më duken të gatshëm dhe të interesuar për marrëveshje dhe ky ëshë një dëm i madh për Kosovën. Ju e dini se çfarë është folur para një viti, e tema kryesore ka qenë qysh nuk bën Albulena Haxhiu të bëhet kryetare e Kuvendit sepse është konfliktuoze, përçarëse dhe është aq e rrezikshme…e patën linçuar gruan më të votuar në legjislaturën e 9-të”, ka thënë Kurti.

Ndryshe, sipas një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, afati për zgjedhjen presidentit nga Kuvendi i Kosovës është deri më 28 prill. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.