⛅
Tiranë 21°C · Pjesërisht vranët 22 Tetor 2026
S&P 500 7,757 ▲0.58%
DOW 52,856 ▲0.69%
NASDAQ 26,703 ▲1.05%
NAFTA 99.38 ▲2.3%
ARI 4,105 ▼1.07%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
₿ CRYPTO
BTC $82,098 ▼ -1.45% ETH $2,412 ▼ -1.53% XRP $1.3343 ▼ -1.46% SOL $104.6500 ▼ -1.51%
S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 99.38 ▲2.3 % ARI 4,105 ▼1.07 % S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 99.38 ▲2.3 % ARI 4,105 ▼1.07 %
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
22 Tet 2026
Breaking
Politika

“Çështja e Zvërnecit, gjobëvënie për interesa gjeopolitike”, Çupi: Greqia po ushtron presion edhe ndaj Trumpit

Gazetari Frrok Çupi, i ftuar në emisionin “Real Story”, u shpreh se nuk ka ngjashmëri mes protestave mbi çështjet aktuale dhe rastit të armëve kimike, duke theksuar se në atë kohë “armët ekzistonin si fakt”.

Ai deklaroi se çështja e Zvërnecit nuk ekziston siç po paraqitet nga Greqia, duke shtuar se tërheqja e mundshme Ramës nga një projekt i tillë, do të nënkuptonte tërheqjen e stabilitetit të vendit në këto 13 vite.

Sipas Çupit, sekuestrimi i dokumenteve nga SPAK nga prokuroria garanton vijimin e një investimi amerikan.

“Nuk ka asnjë ngjashmëri me armët kimike, atëherë ishte një fakt, armët ishin. Çështja e Zvërnecit nuk ekziston si çështje, siç e ngrenë këta. E dyta, nuk mund të tërhiqet, sepse nëse tërhiqet do të thotë se tërhiqet tërë stabiliteti i vendit në 12 apo 13 vjet.

Sekuestrimi i dokumenteve nga prokurori do të thotë se garantohet investimi amerikan. Presioni që bën Greqia është presion në të njëjtën linjë me Rrjollin, nuk i bëhet presion Shqipërisë, por i bëhet presion Donald Trump dhe Amerikës. Do ta tërheqë me patjetër presidentin e Amerikës në pozitat që Greqia mendon se është i dobët dhe ta tërheqë pas vetes në raport me Turqinë. S’ka asnjë çështje tjetër.

Në Rrjoll ishte gjobëvënie ekonomike, në Zvërnec është një gjobëvënie ekonomike. Në Zvërnec është një gjobëvënie e një shteti tjetër për një arsye politike dhe gjeopolitike me Amerikën. Pas dy ditësh Greqia do të sprapset për arsye se do marrë një përgjigje ose nuk do marrë përgjigje nga presidenti amerikan”, tha Çupi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.