⛅
Tiranë 21°C · Pjesërisht vranët 22 Tetor 2026
S&P 500 7,757 ▲0.58%
DOW 52,856 ▲0.69%
NASDAQ 26,703 ▲1.05%
NAFTA 98.94 ▲1.84%
ARI 4,090 ▼1.44%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
₿ CRYPTO
BTC $81,989 ▼ -1.74% ETH $2,405 ▼ -2.41% XRP $1.3295 ▼ -2.15% SOL $104.6200 ▼ -2.11%
S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 98.94 ▲1.84 % ARI 4,090 ▼1.44 % S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 98.94 ▲1.84 % ARI 4,090 ▼1.44 %
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
22 Tet 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Arinjtë nëpër fshatrat e Gostivarit: shoqatat e gjuetarëve dalin në terren me pajisje për largim të sigurt

Pas shfaqjes së një ariu në Debresh, Shoqata e Gjuetarëve "Dreni" nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Shoqatën Ekologjike Maqedonase dhe mori një pajisje të specializuar për largimin e sigurt të ariut nga vendbanimet

Para disa ditësh në Debresh të Gostivarit u vërejt një ari, duke shkaktuar shqetësim te banorët lokalë, siç njofton Tetova Expres duke iu referuar raportimit të Tv Koha. Xhirimet e kamerave të sigurisë tregojnë se ariu ka lëvizur nëpër vende të ndryshme të fshatit, ndër të cilat stadiumi dhe oborret e shtëpive private.

Reagimi i autoriteteve lokale të Debreshit ishte i menjëhershëm: përmes faqes në Facebook “Shoqata Debreshi” u bë thirrje për kujdes të shtuar, veçanërisht për prindërit dhe fëmijët që në orët e mëngjesit nisen për në shkollë — fëmijët të mos lëvizin vetëm, sidomos në rrugët pranë pyjeve dhe zonave të pabanuara, dhe nëse haset një ari, të mos i afrohen, të mos e provokojnë dhe të njoftojnë institucionet përkatëse.

Rasti i Debreshit, por kohë më parë edhe ai në Dobërdoll të Gostivarit, ka vënë në lëvizje shoqatat: Shoqata e Gjuetarëve “Dreni” – Debresh nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Shoqatën Ekologjike Maqedonase, me qëllim ndërmarrjen e masave të përbashkëta për menaxhimin e pranisë së ariut pranë zonave të banuara.

Menjëherë pas nënshkrimit u realizua një vizitë e përbashkët në terren, ku u vlerësua situata dhe u shqyrtuan masat parandaluese. Në kuadër të bashkëpunimit, Shoqatës “Dreni” iu dhurua një pajisje e specializuar për largimin e sigurt të ariut nga vendbanimet, me qëllim mbrojtjen e banorëve dhe parandalimin e incidenteve të mundshme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.