Cilat janë frutat e thata më të shëndetshme? 3 dietologe bien dakord për të njëjtën përgjigje

Bajame, arra apo lajthi? Kur bëhet fjalë për frutat e thata, zgjedhjet janë të shumta dhe secila ka vlerat e veta ushqyese. Por nëse do të duhej të zgjidhnit vetëm një, cili do të ishte më i shëndetshmi?
Revista Health ua drejtoi këtë pyetje tri dietologeve dhe të tria dhanë të njëjtën përgjigje: bajamet.
“Nëse marrim parasysh vlerat ushqyese, shumëllojshmërinë e përdorimeve dhe mundësitë që ofrojnë, do të zgjidhja bajamet,” shpjegon dietologia Janelle Bober.
Edhe dietologia Mara Burroughs është e të njëjtit mendim, duke i konsideruar bajamet ndër frutat e saj të thata të preferuara.
Çfarë i bën bajamet kaq të shëndetshme?
Së pari, bajamet janë një burim i mirë proteinash bimore. Një porcion prej rreth 28 gramë përmban afërsisht 6 gramë proteina, më shumë se shumë fruta të tjera të thata, përfshirë arrat.
Ato përmbajnë gjithashtu fibra që ndihmojnë tretjen dhe mund të nxisin zhvillimin e baktereve të dobishme në zorrë, si edhe yndyrna të pangopura, të cilat ndihmojnë për shëndetin e zemrës.
Një tjetër element i rëndësishëm është vitamina E, një antioksidant që ndihmon në mbrojtjen e qelizave nga dëmtimi. Bajamet janë gjithashtu burim magnezi, mineral që luan rol në rregullimin e tensionit të gjakut dhe nivelit të sheqerit në gjak.

Sa vlera ushqyese kanë bajamet?
Një porcion prej rreth 28 gramë bajame përmban:
164 kalori
6 gramë proteina
14,1 gramë yndyrna
6,12 gramë karbohidrate
3,5 gramë fibra
7,26 mg vitaminë E, rreth 48% e vlerës së rekomanduar ditore
76,5 mg magnez, rreth 18% e vlerës së rekomanduar ditore

Si t’i përfshini në ushqimin e përditshëm?
Një nga avantazhet e bajameve është se mund të konsumohen në shumë mënyra. Mund t’i hani si një vakt të vogël mes vakteve kryesore, t’i shtoni në kos, tërshërë apo sallata, ose t’i përdorni në receta të ëmbla dhe të kripura.
-
-
-
9 ushqimet & pijet më të mira për t’u konsumuar para gjumit
15 Dhjetor, 14:56
-
Keni stres? 7 ushqime që ju ndihmojnë
17 Janar, 14:41







Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.