Çështja “Ksera”, gjykata vendos në 15 për ish-ministrin
Me 15 shtator Gjykata e Tiranës do të japë vendimin për ish-Ministrin e Punës, Spiro Ksera, i cili akuzohet për veprën penale të “vjedhjes duke shpërdoruar detyrën”.
Në seancën e sotme gjyqësore, të pandehurit paraqiten mbrojtjen, duke kërkuar të gjithë pafajqësinë.Vetë ish-Ministri Ksera nuk ishte i pranishëm në seancë.
Ksera rrezikon të dënohet me 2 vjet burg sipas pretencës së prokurorisë. Duke qenë se është gjykuar me procedurën e gjykimit të shkurtuar , Ksera përfiton uljen e 1/ 3 së dënimit.
Kështu nga 3 vjet burg që Prokuroria kërkoi në fillim i ul 1/3 e dënimit dhe si përfundim kërkon dënimin me 2 vjet burg.
Ish-ministri Ksera dhe 6 vartës të tij akuzohen se duke shpërdoruar detyrën dhe falsifikuar dokumentet kanë vjedhur një shumë prej 30 milionë lekësh, fond i cili ishte deklaruar se ishte përdorur për një sërë aktivitetesh sociale, për shtresa të ndryshme në nevojë.
Sëbashku me të në gjykim të shkurtuar u gjykuan edhe katër ish vartës të akuzuar me të njejtën akuzë.
Organi i akuzës ka kërkuar 2 vite shërbim prove për Elisabeta Dodbibën e Artevis Menen si dhe 1.5 vite burg për Elda Kozajn që do i pezullohet dhe kalon në 2 vjet shërbim prove
Përjashtim nga gjykimi i shkurtuar bëri vetëm i pandehuri Kleves Bitro dhe i pandehuri tjetër Dritan Fejzullai të cilët do të vazhdojnë gjykimin normal, por me një tjetër trup gjykues.