Çështje me interes, sulmuesi dërgon në CAS një kompani shqiptare dhe FIFA-n
Një çështje që përfshin futbollin shqiptar do të shqyrtohet në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS) në Lozanë. Bëhet fjalë për procesin me numër CAS 2026/A/12367, ku paditës rezulton futbollisti Oscar Maritu Taty, ndërsa si palë të paditura janë FIFA, kompania shqiptare “Bode Football Management sh.p.k.” dhe Franci Bode.
Sipas kalendarit zyrtar të publikuar nga CAS, seanca për këtë çështje është planifikuar për 30 nëntor 2026. Përfshirja e një kompanie shqiptare dhe e një përfaqësuesi të saj në një proces pranë institucionit më të lartë të arbitrazhit sportiv e bën çështjen me interes të veçantë për ambientin e futbollit në vend.
Megjithatë, deri tani nuk janë bërë publike detaje të mëtejshme mbi objektin e mosmarrëveshjes, pretendimet e futbollistit apo qëndrimet e palëve të përfshira. Gjithashtu, kalendari i CAS-it nuk jep informacion mbi natyrën e pretendimeve ndaj kompanisë apo personave të përmendur. Duhet theksuar se seancat e “CAS”-it, si rregull, nuk janë të hapura për publikun, përveç rasteve kur palët bien dakord për zhvillimin e një seance publike.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.