☁️
Tiranë 21°C · Vranët 22 Tetor 2026
S&P 500 7,757 ▲0.58%
DOW 52,856 ▲0.69%
NASDAQ 26,703 ▲1.05%
NAFTA 99.32 ▲2.23%
ARI 4,100 ▼1.21%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
₿ CRYPTO
BTC $81,711 ▼ -2.1% ETH $2,402 ▼ -2.69% XRP $1.3239 ▼ -2.42% SOL $104.3400 ▼ -2.37%
S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 99.32 ▲2.23 % ARI 4,100 ▼1.21 % S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 99.32 ▲2.23 % ARI 4,100 ▼1.21 %
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
22 Tet 2026
Breaking
Opinion

Çfarë doli nga ‘zgjedhjet’ e PD-së?

Mentor Kikia

Unë mendoj se opozita nuk është problemi i këtij vendi. Nëse ka gjëra që nuk shkojnë mirë, padyshim që përgjegjësia bie mbi atë që qeveris. Por, opozitën unë dua ta shikoj dhe gjykoj si qeverinë e të ardhëshme, apo si alternativë të cilën mund ta zgjedh për të zëvendësuar qeverinë.

Në këtë kuadër, çfarë prodhuan të ashtuquajturat zgjedhje në PD?

U deshën muaj të tërë për të organizuar një shfaqe komike, sipas të cilës 96% e anëtarëve të PD-së votuan për Berishën.

Përtej fakti se ku ka degraduar demokracia e partive shqiptare, pyetja që duhet bërë sot për opozitën është:

A është PD sot më e fortë, pas “zgjedhjeve”?

A është më e madhe numerikisht?

A është më e aftë që të tërheqë rreth vetes jo vetëm anëtarët, por edhe qytetarë që nuk janë anëtarë të saj, por duan ndryshim politik në qeverisje?

E, mbi të gjitha: A është sot një alternativë qeverisëse më e besueshme?

Unë them JO!

Sepse, të paktën, sipas të dhënave zyrtare të PD-së, nja 2000 anëtarë të saj e refuzuan Berishën për kryetar. A mund ta mbështesin ata për kryeministër?

Berisha mund ta meritojë të jetë në krye të PD-së. Sepse ai luftoi fort, u përball me prapaskena brenda partisë dhe jashtë partisë. I mbijetoi shumë skenarëve, jo vetëm politikë por edhe diplomatikë.

Ai e meriton të jetë kryetar i asaj partie. Por a e çon dot në pushtet atë parti Berisha?

Unë them sërish JO!

Me këto të ashtuquajturat zgjedhje që bëri, Berisha tregon me këmbëngulje se nuk mund të jetë kandidati për të qeverisur vendin, sado i korruptuar dhe autokrat që mund të jetë Edi Rama.

Është trishtuese që mjedisi politik nuk po prodhon dot liderë të rinj, me parime të tjera, qasje të reja ndaj politikës, demokracisë, lirisë dhe mendimit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.