Çfarë duhet të dijë një 20-vjeçare
Kur një femër mbush 30 vjeç, apo ‘ndryshon prefiksin’ siç themi rëndom, gjërat i sheh shumë më ndryshe se 10 vite më parë. Për shembull, thotë Huffington Post, një 30-vjeçare e di që është e rëndësishme të lash produktet, e ka të qartë se çfarë dëshiron etj.
“E kuptoj fuqinë e interesit të përbashkët, një koncept që dëshiroja ta kuptoja në moshën 21-vjeçare”, thotë Catherine Pearson, kolumniste e Huffington Post.
Ja disa këshilla që një femër 30-vjeçare dëshiron t’i japë një 20-vjeçareje
– Shpëtoni nga xhinset e ngushta, nuk ju hyjnë në punë
– Bëni gjithçka për të shmangur paragjykimet për femrat e tjera. Ju nuk e dini se çfarë nëne do të jeni në të ardhmen, apo se çfarë vajze do të bëheni. Kështu që, pranojini të tjerat siç janë.
– Kurseni para. Sado e vogël të jetë shuma, mjafton të hiqni diçka mënjanë. Edhe pse do t’u duket se do të mbeteni thatë, do ta kuptoni që ia vlen.
– Kur bëni shpenzime, mbani në mendje se do të kujtoni këtë moshë nga eksperienca e gjërave që keni blerë. Shpenzoni më shumë me familjen dhe miqtë.
– Gjeni produktet më të mira për ciklin tuaj. Mos harroni që në këtë moshë duhet të jeni shumë të mirëinformuara për infeksionet dhe sëmundje të tjera.
– Është më mirë të zvogëloni numrin e miqësive tuaja, në pak njerëz që ju nevojiten. Mos u ndjeni keq që humbni disa kontakte. Ndonjëherë ata pak miq që do të keni vërdallë do të jenë ata me të cilët do të rritesh.
– Mos i gjykoni gratë më të mëdha në moshë që shpenzojnë para me krem për sytë, apo produktet e tjera të shtrenjta për fytyrën. Kur të shihni rrudhën e parë në fytyrë, do t’i përdorni edhe ju.
– Lini duhanin, dhe gjithmonë përdorni krem kundër diellit.
– Personi që do të zgjidhni për të kaluar jetën tuaj është vendimi më i rëndësishëm në karrierën tuaj. Jeta do të jetë më e vështirë nëse keni dikë që nuk beson në rrugën tuaj dhe nuk ju mbështet.
– I thoni ‘Po’ eksperiencave të reja, por mos merrni përsipër angazhime në jetë që nuk janë për ju. Nëse kaloni kohën duke kënaqur njerëzit e tjerë, atëherë nuk bëni asgjë për veten tuaj.
– Është shumë mirë të jesh e sjellshme, e mirë dhe profesionale, por mos lejoni njerëzit të përfitojnë nga ju dhe… mos kërkoni falje.
– Mos u shqetësoni kaq shumë. Është një moshë që e vret mendjen për shumë gjëra të kota. Mundohuni t’i evitoni.