Tiranë 22°C · Pjesërisht vranët 07 May 2026
S&P 500 7,375 ▲0.14%
DOW 49,829 ▼0.16%
NASDAQ 25,971 ▲0.51%
NAFTA 91.93 ▼3.31%
ARI 4,752 ▲1.22%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1751 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.5239 EUR/MKD 61.6957 EUR/RSD 117.3512 EUR/TRY 53.1817 EUR/JPY 183.80 EUR/CAD 1.6009 EUR/USD 1.1751 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.5239 EUR/MKD 61.6957 EUR/RSD 117.3512 EUR/TRY 53.1817 EUR/JPY 183.80 EUR/CAD 1.6009
₿ CRYPTO
BTC $79,935 ▼ -1.96% ETH $2,294 ▼ -2.62% XRP $1.3910 ▼ -2.47% SOL $88.3400 ▼ -0.31%
S&P 500 7,375 ▲0.14 % DOW 49,829 ▼0.16 % NASDAQ 25,971 ▲0.51 % NAFTA 91.93 ▼3.31 % ARI 4,752 ▲1.22 % S&P 500 7,375 ▲0.14 % DOW 49,829 ▼0.16 % NASDAQ 25,971 ▲0.51 % NAFTA 91.93 ▼3.31 % ARI 4,752 ▲1.22 %
EUR/USD 1.1751 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.5239 EUR/MKD 61.6957 EUR/RSD 117.3512 EUR/TRY 53.1817 EUR/JPY 183.80 EUR/CAD 1.6009 EUR/USD 1.1751 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.5239 EUR/MKD 61.6957 EUR/RSD 117.3512 EUR/TRY 53.1817 EUR/JPY 183.80 EUR/CAD 1.6009
07 May 2026
Breaking
Kronika

Çfarë është hantavirusi? Mjeku Brataj zbulon detaje për virusin dhe trajtimin e tij

Mjeku Skënder Brataj përmes një postimi në “Facebook” ka sqaruar dhe dhënë detaje lidhur me virusin i cili u mori jetën 3 pasagjerëve dhe dyshohet se ka prekur edhe disa të tjerë teksa udhëtonin në një anie në Atlantik.

Në një postim të gjatë, Brataj ka sqaruar se çfarë është hantavirusi dhe se si mund të përhapet. Ai thekson se hantaviruset janë viruse që transmetohen kryesisht nga brejtësit. Ai thekson se transmetimi i virusit mund të bëhet përmes urinës, feçeve dhe pështymës së brejtësve.

Mjeku shton se infeksioni nga hantavirusi mund të shkaktojë sindromën Pulmonare nga Hantavirusi (HPS) ose Ethet Hemorragjike me Sindromë Renale (HFRS).

Ai shton se aktualisht nuk ekzistojnë vaksina të përdorimit të gjerë dhe as një terapi antivirale specifike universalisht efektive. Sipas tij, trajtimi është kryesisht mbështetës intensiv, me monitorim respirator, hemodinamik dhe renal.

Postimi i plotë:

Hantavirus! Sot të gjithë po flasin për virusin që dyshohet se ka prekur disa pasagjerë të një kroçiere në Atlantik. Le të bëjmë disa sqarime!

Hantaviruset janë viruse që transmetohen kryesisht nga brejtësit përmes urinës, feçeve dhe pështymës së tyre.Përveç hantaviruseve, brejtës të ndryshëm mund të transmetojnë edhe shumë sëmundje të tjera infektive te njerëzit. Më të rëndësishmet janë:

Minjtë e mëdhenj (rats)

Rattus norvegicus → miu i kanalizimeve

Rattus rattus → miu i zi

Minjtë e vegjël (mice)

Mus musculus → miu i shtëpisë

Voles / minjtë e fushës shpesh të lidhur me hantaviruset në Europë

Hamsterët, mund të transmetojnë LCMV

Ketra dhe brejtës të egër, në disa raste bartës të baktereve ose parazitëve

Kastorët dhe nutria, mund të lidhen me leptospirozën dhe infeksione ujore

Leptospiroza

Shkaktohet nga bakteri Leptospira. Transmetohet përmes urinës së minjve dhe ujit të kontaminuar. Mund të japë ethe, dëmtime të mëlçisë, veshkave dhe meningjit.

Murtaja (Plague)

Shkaktohet nga Yersinia pestis. Transmetohet zakonisht nga pleshtat e minjve. Ka forma bubonike, septikemike dhe pulmonare.

Salmoneloza

Kontaminim ushqimesh nga feçet e brejtësve. Shkakton gastroenterit, diarre dhe ethe.

Lymphocytic Choriomeningitis Virus (LCMV)

ZVirus që transmetohet nga minjtë shtëpiakë. Mund të shkaktojë meningjit ose encefalit.

Tularemia

Infeksion bakterial nga Francisella tularensis. Mund të transmetohet edhe nga brejtës të egër dhe lepuj.

Ricketsiozat

Disa transmetohen përmes pleshtave ose marimangave të brejtësve.

Rat-bite fever (ethe nga kafshimi i minjve)

Shkaktohet nga baktere si Streptobacillus moniliformis. Transmetohet nga kafshimi ose kontakti me sekrecionet e minjve.

Infeksione enterike

Si E. coli, Campylobacter etj., nga kontaminimi i ushqimeve dhe ujit.Këto infektime janë më të shpeshta në anije, porte, magazina dhe ambiente me furnizime ushqimore, prania e brejtësve konsiderohet gjithmonë një rrezik epidemiologjik serioz, sidomos në:sistemet e magazinimit të ushqimit, ventilimin, kanalizimet, ambientet teknike të mbyllura.

Prandaj në kroçiera dhe porte zbatohen:

* programe deratizimi,

* kontrolle sanitare,

* monitorim i ushqimeve dhe ujit,

* inspektime epidemiologjike periodike.

Njeriu infektohet sidomos duke thithur grimca të kontaminuara të shpërndara në ajër ose duke rënë në kontakt me sipërfaqe apo ushqime të kontaminuara.

Transmetimi nga njeriu te njeriu është jashtëzakonisht i rrallë dhe është dokumentuar pothuajse vetëm për të ashtuquajturin Andes virus në disa raste në Argjentinë dhe Kili, përmes kontakteve shumë të afërta dhe të zgjatura me lëngjet trupore të personave të infektuar.

Cilat mund të kenë qenë teorikisht rrugët e përhapjes në një anije kroçiere?

Kontaminimi i mjedisit nga brejtës të infektuar, sidomos në zona teknike ose magazinimi;

Përhapja e grimcave të kontaminuara përmes sistemeve të ventilimit ose kondicionimit të ajrit, nëse ato lidhen me zona të ndotura nga jashtëqitjet e brejtësve;

Kontakti me sipërfaqe ose ushqime të kontaminuara;

Më rrallë, kontakti i ngushtë me persona të infektuar në prani të varianteve specifike të virusit.

Infeksioni nga hantavirusi mund të shkaktojë:

Sindromën Pulmonare nga Hantavirusi (HPS), e karakterizuar nga insuficienca respiratore akute, grumbullimi i lëngjeve në mushkëri dhe shoku, ose Ethet Hemorragjike me Sindromë Renale (HFRS), që mund të shkaktojnë insuficiencë renale dhe komplikacione hemorragjike.

Bëhet fjalë për infeksione potencialisht shumë të rënda. Në disa forma, shkalla e vdekshmërisë mund të jetë e lartë, sidomos pa diagnozë dhe trajtim të hershëm.

Aktualisht nuk ekzistojnë vaksina të përdorimit të gjerë dhe as një terapi antivirale specifike universalisht efektive. Trajtimi është kryesisht mbështetës intensiv, me monitorim respirator, hemodinamik dhe renal. Në disa raste është përdorur ribavirina, veçanërisht në disa forma të HFRS, por rezultatet nuk janë të njëjta në të gjitha rastet.

Është e rëndësishme të theksohet se, përballë lajmeve që qarkullojnë në rrjetet sociale apo media, duhet të priten gjithmonë konfirmimet zyrtare të autoriteteve shëndetësore dhe hetimet epidemiologjike përpara se t’i atribuohet me siguri një shpërthim një hantavirusi specifik.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.