☁️
Tiranë 12°C · Vranët 08 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
₿ CRYPTO
BTC $75,876 ▲ +0.16% ETH $2,232 ▼ -0.1% XRP $1.1547 ▼ -0.6% SOL $89.5400 ▼ -0.03%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
08 Nën 2026
Breaking
Politika

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

Ish-kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume, foli në “Newsroom” në ABC News lidhur me raportin e Komisionit Evropian dhe kërkesën për reformë zgjedhore për zgjedhjet e 9 majit.

Kume theksoi se është e nevojshme që institucionet dhe partitë politike të punojnë konkretisht për realizimin e reformës zgjedhore dhe të mos mjaftohen me një angazhim formal.

Ai nënvizoi se ndryshimet në Kodin Zgjedhor duhet të trajtojnë problematikat që lidhen me zgjedhjet vendore, por edhe të pasqyrojnë rekomandimet e OSBE/ODIHR.

Ndër çështjet që, sipas tij, duhet të marrin zgjidhje janë edhe dakordësitë e shprehura nga PD dhe PS për mundësinë e votimit me lista 100% të hapura për anëtarët e Këshillave Bashkiakë.

Kume përmendi gjithashtu nevojën për përcaktimin e mënyrës së votimit dhe shpalljes së fituesit në rastet kur garon vetëm një kandidat, si dhe përfshirjen në listat e kandidatëve të përfaqësuesve të të gjitha komuniteteve që bashkëjetojnë në një bashki.

Po ashtu ish-kreu i KQZ-së theksoi rëndësinë e parandalimit të fenomeneve që lidhen me keqadministrimin e administratës zgjedhore.

“Është e nevojshme që të punojnë dhe të mos bëjnë sikur punojnë, siç kanë bërë deri më sot. Ka rëndësi ajo që presim të bëjnë, veçanërisht për zgjedhjet e organeve të qeverisjes vendore. Të shohim se çfarë do të vendosë Komisioni në mbledhjen e parë të tij. Ajo që pres të bëhet është të ketë ndryshime në Kodin Zgjedhor që trajtojnë problemet e qeverisjes vendore. Duhet të bëhen edhe ndryshime për të pasqyruar rekomandimet e OSBE/ODIHR. Të pasqyrohet ajo për të cilën janë shprehur se janë dakord PD dhe PS, për mundësinë e votimit me lista 100% të hapura për anëtarët e Këshillit Bashkiak. Votimin dhe shpalljen e fituesit në rastin kur votohet vetëm me një kandidat. Vendosjen në listat e kandidatëve të përfaqësuesve të të gjitha komuniteteve që bashkëjetojnë, siç e trajton ligji zgjedhor këtë problem në Këshillin Bashkiak. Të parandalohen fenomenet që lidhen me keqadministrimin e administratës zgjedhore.”, tha ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.