Tiranë 15°C · Pjesërisht vranët 16 May 2026
S&P 500 7,409 ▼1.24%
DOW 49,526 ▼1.07%
NASDAQ 26,225 ▼1.54%
NAFTA 101.02 ▲4.23%
ARI 4,562 ▼2.63%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8716 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5427 EUR/MKD 61.6923 EUR/RSD 117.4080 EUR/TRY 52.9875 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5984 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8716 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5427 EUR/MKD 61.6923 EUR/RSD 117.4080 EUR/TRY 52.9875 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5984
₿ CRYPTO
BTC $78,255 ▼ -1.32% ETH $2,176 ▼ -2.37% XRP $1.4172 ▼ -2.23% SOL $86.7100 ▼ -3.4%
S&P 500 7,409 ▼1.24 % DOW 49,526 ▼1.07 % NASDAQ 26,225 ▼1.54 % NAFTA 101.02 ▲4.23 % ARI 4,562 ▼2.63 % S&P 500 7,409 ▼1.24 % DOW 49,526 ▼1.07 % NASDAQ 26,225 ▼1.54 % NAFTA 101.02 ▲4.23 % ARI 4,562 ▼2.63 %
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8716 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5427 EUR/MKD 61.6923 EUR/RSD 117.4080 EUR/TRY 52.9875 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5984 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8716 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5427 EUR/MKD 61.6923 EUR/RSD 117.4080 EUR/TRY 52.9875 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5984
16 May 2026
Breaking
roze

“Çfarë hipokrizie!”, Elon Musk sulmon filmin “The Odyssey” për zgjedhjen e Lupita Nyong’o

“The Odyssey” pritet të dalë në kinema këtë korrik, me fituesen e Oscarit Lupita Nyong’o në rolin e Helenës së Trojës. Filmi përfshin një kast të mbushur me emra të njohur si Matt Damon, Anne Hathaway, Tom Holland, Robert Pattinson dhe Zendaya.

Komentatori konservator politik Matt Walsh kundërshtoi përzgjedhjen e Nyong’o në disa postime në platformën X.

“Na thuhet se nuk duhet të kundërshtojmë faktin që Helena e Trojës po interpretohet nga një grua me ngjyrë. Por nëse një studio e madhe e Hollywood-it do të realizonte një film të vendosur në Afrikë dhe do të zgjidhte një grua të bardhë si ‘gruaja më e bukur në Afrikë’, po të njëjtët njerëz do të dilnin në protesta në rrugë. Nëse, për shembull, Sydney Sweeney do të merrte këtë rol, reagimet do të ishin të dhunshme. Të gjithë e dimë se kështu do të ndodhte.”

Musk, i cili kishte mbështetur edhe më herët postimet e Walsh-it, reagoi sërish duke e mbështetur. “Absolutisht e vërtetë. Çfarë hipokrizie në Hollywood.”

Musk ka komentuar zgjedhjet e kastit të “The Odyssey” që prej muajit janar. Ai e quajti përfshirjen e mundshme të Elliot Page në rolin e Akilit si “një nga gjërat më të marra dhe më të shtrembëruara që kam dëgjuar.”

Gjithashtu, Musk shkroi në fund të janarit se regjisori Christopher Nolan ka humbur integritetin e tij, pasi nisën thashethemet se Nyong’o do të ishte pjesë e filmit.

Një përfaqësues i Universal Pictures, studioja që do të publikojë filmin, refuzoi të komentojë për deklaratat e Musk ndaj filmit për “The Hollywood Reporter”. Edhe Nyong’o nuk reagoi ndaj kërkesave për koment.

Ndërkohë, shumë figura publike kanë reaguar ndaj deklaratave të Musk. Moderatorët e emisionit “The View” në televizionin amerikan ABC kritikuan sulmet ndaj përzgjedhjes së Nyong’o.

“Nëse je studiues i historisë, e di që prej dekadash historianët debatojnë mbi ndikimin e Egjiptit të Lashtë dhe Afrikës së Veriut në mitologjinë dhe civilizimin grek. Njerëzit që thonë se Helena e Trojës nuk mund të interpretohet nga një grua me ngjyrë, nuk e njohin historinë”, tha Sunny Hostin, gjatë episodit të së enjtes.

Ndërsa të premten, Alec Baldwin publikoi në Instagram një foto të Lupita Nyong’o me një mesazh drejtuar Musk.

“I dashur Elon… por ajo është gruaja më e bukur në botë… ”, shkroi ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.