☁️
Tiranë 20°C · Vranët 12 Tetor 2026
S&P 500 7,805 ▼0.08%
DOW 51,837 ▲0.35%
NASDAQ 27,269 ▼0.35%
NAFTA 93.81 ▲2.13%
ARI 4,196 ▼0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970
₿ CRYPTO
BTC $82,984 ▼ -0.12% ETH $2,539 ▲ +1.48% XRP $1.3915 ▼ -0.22% SOL $110.2200 ▲ +0.74%
S&P 500 7,805 ▼0.08 % DOW 51,837 ▲0.35 % NASDAQ 27,269 ▼0.35 % NAFTA 93.81 ▲2.13 % ARI 4,196 ▼0.49 % S&P 500 7,805 ▼0.08 % DOW 51,837 ▲0.35 % NASDAQ 27,269 ▼0.35 % NAFTA 93.81 ▲2.13 % ARI 4,196 ▼0.49 %
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970
12 Tet 2026
Breaking
Politika

“Çfarë po i lëmë brezave të ardhshëm?”- Tabaku e shqetësuar për fasonët në Shkodër: Nga 140 në 30 punonjës, mak

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, së bashku me kolegun e saj Kliti Hoti, ka ngritur shqetësimin për krizën e prodhimit fason gjatë një vizite në një biznes në Shkodër. Sipas Tabakut, ndërmarrja që dikur kishte 140 punonjës sot ka vetëm 30, ndërsa një pjesë e makinerive po kthehen në Itali.

Duke treguar produktet dhe ambientet e biznesit, Tabaku paralajmëroi se zhvlerësimi i euros dhe rritja e kostove po e çojnë sektorin drejt pezullimit të aktivitetit.

“Ky është nga prodhimet e fundit ‘Made in Albania’ që ky biznes është duke realizuar”, u shpreh ajo.

Sipas deputetes, kursi i euros në nivelin e 90 lekëve ka goditur rëndë të ardhurat e bizneseve eksportuese. Ajo deklaroi se zhvlerësimi ka ulur me të paktën 35% vlerën që bizneset fason përfitojnë nga produktet e tyre, ndërkohë që përballen me ngarkesën e sigurimeve shoqërore, kostot e transportit dhe shpenzimet e tjera të aktivitetit.

Pamjet nga ndërmarrja, sipas Tabakut dhe Hotit, tregojnë pasojat konkrete të kësaj situate: makineri jashtë përdorimit dhe dy mjete transporti të mbushura me pajisje që do të kthehen në Itali.

“Këta janë makineri që janë stok. Janë dy trailera jashtë, të mbushura me makineri që do të kthehen në Itali”, u shpreh Hoti, duke vënë në pikëpyetje mbështetjen që po merr prodhimi vendas.

Tabaku theksoi se pasojat shkojnë përtej një biznesi apo një qyteti. Humbja e kapaciteteve prodhuese, sipas saj, është një shqetësim për të ardhmen ekonomike të gjithë vendit dhe për mundësitë që u mbeten brezave të rinj.

“Nëse Shqipëria nuk prodhon më, nuk eksporton më, nuk ka prodhim bujqësor, nuk ka prodhim fason, atëherë çfarë po i lëmë ne brezave të ardhshëm?!”, pyeti ajo.

Deputetja kërkoi që situata të shërbejë si këmbanë alarmi për qeverinë, duke theksuar nevojën për një ekonomi që mbështet prodhimin dhe punësimin.

“Ekonomia shqiptare duhet të kthehet në një ekonomi që prodhon”, deklaroi Tabaku, duke e përmbyllur mesazhin me thirrjen për “një ekonomi të shumicës, jo të pakicës”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.