☁️
Tiranë 16°C · Vranët 08 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
₿ CRYPTO
BTC $75,929 ▼ -0.33% ETH $2,239 ▼ -0.48% XRP $1.1640 ▼ -1.16% SOL $89.3100 ▼ -1.06%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
08 Nën 2026
Breaking
Kronika

Çfarë po ndodh në Lezhë? I vendoset tritol një tjerët vile në fshatin Rrilë

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur fshatin Rrilë të Lezhës në orët e para të mëngjesit të sotëm, 6 qershor. Gazetari i Klan News, Martin Marku raporton se rreth orës 03:10, një sasi me lënde plasëse ka shpërthyer në një banesë dykatëshe, duke shkaktuar dëme të shumta materiale dhe panik te familjarët.

Siç shihet edhe nga pamjet, nga shpërthimi, vila ka pësuar dëmtime të rënda në dyer, dritare dhe në pjesë të tjera të strukturës, ndërsa një automjet që ndodhej i parkuar në oborr është shkatërruar totalisht. Në momentin e shpërthimit, pronarët e banesës (çifti i bashkëshortëve) kanë qenë në gjumë, por fatmirësisht kanë arritur të dalin jashtë pa pësuar lëndime fizike.

Kryefamiljari, Mirash Ndue Mirashi, ka treguar momentet e tmerrit dhe të panikut pas shpërthimit. Ai u shpreh se zhurma ka qenë mjaft e madhe dhe dëmet në banesën e tij janë të konsiderueshme. I traumatizuar nga ngjarja, Mirashi ka deklaruar se nuk ka konflikte me askënd dhe nuk di se te kush të dyshojë, duke kërkuar nga organet kompetente zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Kjo ngjarje vjen vetëm pak ditë pasi, më 21 maj, një tjetër vile iu vendos tritol. Në atë rast, lënda shpërthyese u vendos në hyrje të banesës së familjes Cungu, ku po ashtu fatmirësisht nuk pati të lënduar.

Sipas banorëve të zonës, këto raste po bëhen shumë të zakonshme dhe po kthehen në një fenomen shqetësues, duke vënë seriozisht në rrezik jetën e komunitetit. Policia dhe grupi hetimor po punojnë për mbledhjen e provave në vendngjarje për të identifikuar dhe arrestuar autorët.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.