Sherr mes disa të rinjve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar njërin nga personat e përfshirë në konflikt
Një konflikt i çastit mes disa personave ka degraduar në dhunë dhe përplasje fizike mes tyre, mbrëmjen e kësaj të shtune në zonën e “Ujit të Ftohtë” në Vlorë. Njëri prej personave ka pasur edhe një mjet prerës, thikë, gjatë konfliktit.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe më pas ka qetësuar konfliktin. Njëri prej personave të përfshirë është larguar me vrap. Për ta ndaluar, policia ka qëlluar edhe me pistoletë në ajër, por ai nuk ka ndaluar.
Ndërkohë, ai është arrestuar nga efektivët disa metra më tutje. Ndërkohë, të gjitha palët e përfshira janë shoqëruar në polici. Bëhet e ditur gjithashtu se, nga kjo ngjarje nuk ka persona të lënduar.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.