☀️
Tiranë 13°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 101.69 ▲1.79%
ARI 4,066 ▼0.21%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $81,454 ▲ +1.97% ETH $2,370 ▲ +2.32% XRP $1.3310 ▲ +2.25% SOL $102.5600 ▲ +2.58%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.69 ▲1.79 % ARI 4,066 ▼0.21 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.69 ▲1.79 % ARI 4,066 ▼0.21 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Kosova

Çfarë thotë VV-ja për takimin e Kurtit me emisarin e Trumpit, ky është njoftimi

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ishte i pari nga liderët e partive që u takua me emisarin special të presidentit të SHBA-së për dialogun Kosovë – Serbi. Pas takimit, Lëvizja Vetëvendosje ka dhënë detaje për atë se çka u diskutua, raporton Gazeta Express.

Përveç, Richard Grenell në takim ishte edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett.

“Ambasadori Grenell fillimisht uroi udhëheqësit e VETËVENDOSJE!-s për vendin e parë në zgjedhjet parlamentare të së dielës së 6 tetorit dhe dëshironte të dëgjonte mendimin e qëndrimin e tyre për mundësitë e një marrëveshje me Serbinë, para se ai të udhëtonte për Beograd. Z. Grenell theksoi që mungesa e marrëveshjes së Kosovës me Serbinë është pengesa kryesore e investimeve të huaja në ekonominë kosovare”, bëhet e ditur në njoftimin për media.

“Z. Kurti shprehu falënderimin e tij për rolin dhe mbështetjen e ShBA-ve për Kosovën si në luftë ashtu në paqe dhe gatishmërinë e tij që si kryeministër i ri i Kosovës të thellojë bashkëpunimin me ShBA-të. Ai u pajtua me Ambasadorin Grenell që Kosova ka nevojë për zhvillim ekonomik dhe investime prej jashtë, por për këtë gjë problem janë sidomos korrupsioni i lartë në qeveri që krijon pasiguri e cila tremb bizneset, varfëria e përhapur në popullsi që e mban të ulët kërkesën agregate si dhe qasja e vështirë në financa për bizneset për shkak të kamatave të larta të kredive në banka. Sa i përket dialogut me Serbinë, z. Kurti tha që përmbajtja dhe procesi i marrëveshjes janë më të rëndësishme për qëndrueshmërinë e saj sesa afati kohor për të”, shkruhet tutje.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.