Champions/ Como dhe Gallatasaraji fitojnë me goleada
Kanë përfunduar dy ndeshjet e orës 18:45 të ditës së sotme në Champions League. Como ka marrë një fitore të thellë 4-1 në shtëpi përballë Manchester United, ndërsa Gallatasaraji ka fituar në Francë 4-2 përballë Lilës.
Një fitore e dytë e shkëlqyer në Ligën e Kampionëve për skuadrën e Fabregasit, e cila dominoi “Djajtë e Kuq” në stadiumin “Sinigaglia”. I frymëzuar nga Nico Paz – i cili kontribuoi me dy gola dhe një asist – Como u ngjit në kuotën e 6 pikëve në renditje.
Dalot pati një mundësi të hershme, por në minutën e dytë, argjentinasi zhbllokoi rezultatin. Douvikas ishte pranë dyfishimit të avantazhit në dy raste, përpara se të gjente rrugën e rrjetës pas pushimit, falë një asisti nga Paz. Edhe Da Cunha u shfaq si një kërcënim, ndërsa më pas erdhi goli i dytë nga Nico dhe i katërti nga Ramon, duke vulosur një mbrëmje magjike. Në minutat e fundit, Zirkzee ngushtoi diferencën.
Ndërkohë në ndeshjen tjetër, Gallatasaraji ka marrë një fitore të rëndësishme 4-2 në transfertë përballë Lilës, duke siguruar suksesin e parë në fazën e ligës të turneut.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.