🌦️
Tiranë 18°C · Rrebesh i lehtë 21 Tetor 2026
S&P 500 7,757 ▲0.58%
DOW 52,856 ▲0.69%
NASDAQ 26,703 ▲1.05%
NAFTA 97.68 ▼0.14%
ARI 4,158 ▲0.36%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781 EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781
₿ CRYPTO
BTC $84,674 ▲ +2.17% ETH $2,492 ▲ +1.67% XRP $1.3845 ▲ +3.75% SOL $108.0700 ▲ +1.27%
S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 97.68 ▼0.14 % ARI 4,158 ▲0.36 % S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 97.68 ▼0.14 % ARI 4,158 ▲0.36 %
EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781 EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781
21 Tet 2026
Breaking
Politika

Gazetarja – studentes: Këtë protestë nuk do të mund ta bënit në një vend jodemokratik

E ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, gazetarja Kostana Morava u përfshi në një debat me studenten Hana Spahia, lidhur me protestën e të rinjve dhe mënyrën se si ata kanë artikuluar pakënaqësitë ndaj qeverisë.

Morava argumentoi se studentët kanë pasur mundësinë t’i shprehnin shqetësimet e tyre më herët dhe të krijonin një lëvizje të re politike, që sipas saj, mund të sillte shpresë për Shqipërinë.

Gazetarja theksoi se studentët mund t’i shprehin pakënaqësitë dhe të protestojnë pikërisht sepse jetojnë në një vend demokratik

“Kishit mundësinë t’i artikulonit një vit më parë shqetësimet e drejta. Sigurisht, në çdo qeveri ka pakënaqësi dhe sikur nesër të vijë një e re, prapë do të ketë pakënaqësi, sepse është proces normal për një vend normal demokratik. Ngaqë jeni në demokraci, prandaj keni këto pakënaqësi, ngaqë jeni në një vend demokratik, i shprehni këto pakënaqësi. Madje, këtu demokracia paska kaluar çdo lloj niveli, saqë dhuna normalizohet. Është një formë e re demokracie që duhet ta marrin parasysh shkencëtarët e marrëdhënieve ndërkombëtare. Ju e dini shumë mirë çfarë është demokracia. Këtë lloj proteste nuk e bënit në një vend që nuk është demokratik. Dhe, për më tepër, të rrini pesë muaj në bulevard. Me atë protestë, jeni tallur me popullin shqiptar, sepse kishit pesë muaj kohë për të krijuar një lëvizje që mund të ishte shpresë për Shqipërinë, një lëvizje të re politike ku të artikuloheshin shqetësimet. Dhe jo vetëm që nuk e bëjnë, por vazhdojnë si disa fëmijë kapriçozë: ‘Ik ti që të vij unë’. Po dakord, do të iki ky, por kush do të vijë?”, tha Morava.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.