Christiane Amanpour largohet nga CNN pas 43 vitesh në rrjetin televiziv
– Gazetarja e njohur ndërkombëtare Christiane Amanpour do të largohet nga CNN në fund të qershorit 2027, pas më shumë se 43 vitesh në rrjetin televiziv amerikan.
Lajmi është bërë i ditur nga NBC News, duke iu referuar një letre të drejtorit ekzekutiv të CNN, Mark Thompson, drejtuar punonjësve të redaksisë.
Sipas Thompson, Amanpour ka vendosur se ka ardhur koha për të nisur një kapitull të ri në karrierën e saj.
Emisioni i saj në CNN International do të reduktohet në një transmetim në javë në fillim të vitit 2027 dhe do të përfundojë në maj të po atij viti. Gazetarja pritet të largohet zyrtarisht nga rrjeti në fund të qershorit.
Amanpour është një nga figurat më të njohura të gazetarisë ndërkombëtare, e njohur për raportimet nga zonat e konfliktit dhe intervistat me liderë politikë e figura të rëndësishme botërore.
Gjatë karrierës së saj në CNN, ajo ka raportuar për zhvillime madhore ndërkombëtare, duke u bërë një prej zërave më të dallueshëm të rrjetit në mbulimin e politikës dhe konflikteve globale. /



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.