Rajoni
Cipras kritikon FMN për mospranimin e disa propozimeve greke
Kryeministri grek, Aleksis Cipras, kritikoi sot qëndrimin e disa institucioneve duke përmendur FMN-në, që nuk pranon masat kompensuese që Greqia kishte propozuar sipas një burimi qeveritar grek.
“Duke iu drejtuar bashkëpunëtorëve të tij para se të nisej nga Athina për në Bruksel ku do të takojë drejtuesit e kreditorëve (BE, BQE dhe FMN), Aleksis Cipras shprehu keqardhje për kërkesën e disa institucioneve që nuk pranojnë masa kompensuese”, theksoi burimi.
Ai përmendi Fondin Monetar Ndërkombëtar, që sipas qeverisë greke, nuk pranon disa propozime greke, theksoi një burim tjetër qeveritar.