Ekonomia

Zbardhen pagat e punonjësve të OSHEE-së, drejtorët më të paguarit

Edhe pse ende nuk janë zbardhur kriteret mbi të cilat është bërë rritja e pagave për punonjësit e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), vendimi i publikuar në fletoren zyrtare, sqaron tabelën e rritjes së pagave që tashmë ka hyrë në fuqi. Më këtë skemë recepsionistët dhe faturistët marrin 70 mijë-80 mijë lekë në muaj. Administratori i merr paga mujore 300 mijë lekë në muaj ndërsa Drejtori i Divizionit 270 mijë lekë në muaj. Shefi i kabinetit paguhet me 200-250 mijë lekë në muaj, ndërsa drejtorët e drejtorive rajonale 150-200 mijë lekë në muaj. Por teksa shihet se paga e recepsionistëve, shoferëve dhe faturistëve janë rritur në mënyrë të ndjeshme, ajo pjesë e administratës që janë në terren si (elektromekanik, saldator i linjave) do të kenë nivelin më të ulët të pagave që kampin intervalin nga 35-60 mijë lekë.

Argumenti i OSHEE

Në një raport dërguar Entit Rregullator të Energjisë, vetë OSHEE pohon se ristrukturimi i skemës organizative të Shoqërisë si dhe plani i masave në kuadrin e ndërhyrjes dhe të aksionit për uljen e humbjeve dhe rritjen e arkëtimeve janë shoqëruar me rritjen e numrit të punonjësve dhe rrjedhimisht edhe me rritjen e shpenzimeve të personelit. Struktura e re organizative në kuadër të aksionit të ndërmarrë dhe të ndryshimeve tranzitore ka planifikuar një rritje prej rreth 5% të personelit në vitin 2016. Krahas kësaj për vitin 2016 shoqëria ka parashikuar një rritje të ndjeshme të pagave të punonjësve, pohon OSHE. “Sipas studimit të kryer nga Departamenti i Burimeve Njerëzore, pagat shumë të ulta të punonjësve që operojnë në terren, kryesisht elektricistë dhe faturistë të cilat kanë mbetur të pandryshuara prej vitesh, jo vetëm që nuk justifikojnë vlerën e punës së tyre por bëhen shpesh justifikim për uljen e performancës si dhe të abuzimeve të ndryshme. Shoqëria mendon që pagat e përputhura me shpërblimin sipas vlerës së tregut do të rrisë përgjegjshmërinë në punë si dhe performancën e shoqërisë”, sqaron OSHEE.

rrogat-oshe

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button