roze

Çmimet BAFTA, sukses i jashtëzakonshëm për “The Revenant”

“The Revenant” ishte fituesi i madh i çmimeve BAFTA, ceremoni që u mbajt të dielën në mbrëmje, në Londër. Filmi me protagonist Leonardo DiCaprion mori çmimin e filmit më të mirë, regjisorit më të mirë (Alejandro G. Inarritu) dhe aktorit më të mirë protagonist.

Filmi mori edhe çmimet e kinematografisë më të mirë dhe zërit më të mirë, duke e çuar në 5 numrin e çmimeve BAFTA.

Me 4 çmime e mbylli mbrëmjen filmi “Mad Max: Fury Road”.

Ky është çmimi i parë BAFTA për Leonardo DiCaprion, i cili ka qenë i nominuar 3 herë më parë, por kurrë nuk e ka fituar. Ai mundi konkurrencën e Eddie Redmayne (The Danish Girl), Bryan Cranston (Trumbo), Matt Damon (The Martian) dhe Michael Fassbender (Steve Jobs).

Ndërkohë, në datën 28 shkurt do të mbahet ceremonia e çmimeve Oscar.

Lista e plotë e fituesve të çmimeve BAFTA:

Filmi më i mirë: The Revenant

Filmi më i mirë britanik: Brooklyn

Aktori më i mirë: Leonardo DiCaprio (The Revenant)

Aktorja më e mirë: Brie Larson (Room)

Aktori më i mirë joprotagonist: Mark Rylance (Bridge of Spies)

Aktorja më e mirë joprotagoniste: Kate Winslet (Steve Jobs)

Regjisori më i mirë: Alejandro G. Inarritu

Skenari më i mirë i përshtatur: The Big Short

Skenari më i mirë origjinal: Spotlight

Filmi më i mirë i animuar: Inside Out

Dokumentari më i mirë: Amy

Kinematografia më e mirë: The Revenant

Kostumografia: Mad Max: Fury Road

Montazhi: Mad Max: Fury Road

“Make up”-i më i mirë: Mad Max: Fury Road

Muzika: The Hateful Eight

Efektet speciale: Star Wars: The Force Awakens

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button